E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Bashkepunim mes pushtetit qendror e vendor ne sherbim te qytetareve

Presidenti i Republikes Bamir Topi u kerkoi qytetareve qe te mos ndikohen nga debatet e politikes por te kthejne syte nga pushteti vendor. Deklarata e kreut te shtetit kete here vjen nga Shengjini i Lezhes ku ai ka peruruar godinen e re te komunes se kesaj zone turistike. Sot vertet ne Shqiperi ka debat politik ka edhe mosmarreveshje te karakterit politik por jam i bindur qe klima e demokracise ben te mundur qe pertej pozicioneve politike njerezit ne komunitet te mos jene te influencueshem por te bashkepunojne te komunikojne sepse jeta ne komunitet eshte ajo qe i intereson gjithsecilit pavaresisht nese eshte i majte nese eshte i djathte nese nuk ka interes per politiken. Pra te gjithe se bashku jetojme ne komunitet dhe komuniteti ka nevoje qe te orientohet tek politika dhe pushteti vendor. Pushteti vendor ka detyrimin qe te komunikoje me pushtetin qendror dhe te gjithe se bashku te bejme te mundur qe jeta e qytetarit te permiresohet - eshte shprehur Topi. Ne fjalen e tij kreu i shtetit tha se punet e mira nuk behen te vecuara nuk behen te izoluara nuk behen pa bashkepunim. Duke qene se bashku autoritetet politike autoritetet vendore te gjitha autoritetet shpirterore biznesi ta bejme Shengjinin vertet nje mjedis ku do jete atraktiv jo vetem per turistet shqiptare por edhe per turistet e huaj - deklaroi Topi. Me pas kreu i shtetit vizitoi fabriken e perpunimit te peshkut si dhe organizoi nje takim me keshilltaret e Komunes Shengjin e perfaqesues te sipermarrjeve vendore. Me tej Presidenti Topi dekoroi priftin italian Antonio Leuci me Urdhrin e Larte Nene Tereza sipas motivacionit Per kontributin e dhene ne ndihme te njerezve ne nevoje e ne permiresimin e jetes dhe arsimimit te femijeve dhe te rinjve vecanerisht ne zonen e Lezhes. Bashkebiseduesit vune theksin ne nevojen e investimeve dhe te projekteve per ruajtjen e vijes bregdetare dhe plazhit te Shengjinit per ta bere sa me terheqese per turistet permes ambienteve clodhese e argetuese sherbimeve cilesore dhe me cmime konkurruese urbanistikes se zhvilluar etj. Duke folur lidhur me rendesine jetike per portin e Shengjinit si nje pike strategjike qe ndihmon zhvillimin e kesaj zone por edhe me gjere u vu ne dukje dhe domethenia e ketij porti dhe per Kosoven si nje nder pikat me te aferta per daljen ne det.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›