E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsensusi mes PD-PS, humor e kafe tek “Ligjet”

TIRANE - Fryma konsensuale mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste u reflektua dje edhe në mbledhjen e fundit për këtë sesion të Komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore.
Përfaqësuesit e të dyja krahëve bashkë me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli kanë pirë sëbashku nga një “kafe pune” për të konfirmuar kësisoj klimën e bashkëpunimit politik. Madje ky takim i deputetëve të komisionit të ligjeve që s’ka patur asgjë të përbashkët me një mbledhje pune është shoqëruar edhe me batuta e humor.
I pari ka qenë deputeti socialist, Bashkim Fino i cili duke iu referuar promovimit të dy ditëve më parë të librit “Enver Hoxha” të gazetarit, Blendi Fevziu, tha se diktatori edhe pse i vdekur ia arriti të bashkonte në një sallë të gjithë krerët e politikës. “Një i vdekur arriti t’i bashkojë të gjithë...”Enver Hoxha” i Fevziut...e mblodhi gjithë politikën në një sallë”, tha Fino, batuta e të cilit shkaktoi të qeshurat e kolegëve të tij deputetë. Dhe meqënëse ai “pagoi” humorin, faturën e kafeve e mori përsipër Topalli, pavarësisht insistimit të Finos. Ndërkohë pas takimit informal, kryetarja e Parlamentit në një prononcim për mediat uroi që fryma e kompromisit mes socialistëve e demokratëve të vijojë edhe vitin e ardhshëm.

(lajmin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›