Sezar: Do jetë Botërorsamba dhe jo tango
TIRANE-Tani të gjithë flasin për Mesin dhe Argjentinën, për shkak të asaj çfarë na kanë treguar në dy ndeshjet e para. Për mua nuk do të jetë një surprizë, por them se Botërori do të jetë samba dhe jo tango. Që nga grumbullimi i Brazilit, portieri Zhulio Sezar shorehet i sigurt në lidhje me aventurën afrikano-jugore të skuadrës së Dungës. Pavarësisht se kombëtarja e drejtuar nga Diego Armando Maradona ka dhuruar përshtypjet më të mira, gardiani i Interit dhe i Seleçaos ka një tjetër mendim për atë që do të triumfojë në Afrikën e Jugut. "është normale që të flitet për Argjentinën, sepse ajo është një skuadër shumë e fortë, - thotë Zhulio Sezar. - Por, duke folur për ta, ai që kujtohet për ne e di se do ta përfundojmë mirë. Dunga në tre vjet e gjysmë ka punuar shumë dhe ka krijuar një grip të kompletuar dhe që ka bërë mrekullira", shtoi ai. Por, trajneri i Brazilit ka krijuar shumë antipati me mënyrën e tij të punës. "Tek Interi ne kishim Murinjon, që është i ngjashëm me Dungën, - thotë portieri i Brazilit. - Me Zhozenë fituam gjithçka, kështu që shpresoj të fitoj edhe këtu me Dungën, ky do të ishte maksimumi".
(d.b/AltinLatifi/BalkanWeb)
(d.b/AltinLatifi/BalkanWeb)