Përkujtohet100-vjetori iLola Gjokës
TIRANE-U mbajt dje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit një pasdite përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Lola Gjokës, "Artiste e popullit". Materiale vizuale, audio, kujtime dhe përshëndetje të miqve, të afërmve, artis-tëve në karrierë dhe artistëve që ruajnë kujtimet nga bashkëpunimi dhe interpretimi me mjeshtren e pianos.
Lola Gjoka lindi në Sevastopol (Krime-Rusi), më 22 Maj 1910, dhe vdiq në Tiranë më 6 tetor të vitit 1985. Shkollën e për-gjithshme e kreu në qytetin e lindjes më 1919, ku studioi për piano dhe për dance, në klasën e Karallova-s. Kthehet në atdhe (në Korçë) në vitin 1932, ku së bashku me Jorgjia Filçe (Truja), Thoma Bezhanin e Llambi Turtullin debuton në koncertin e parë profesionist, në kinema "Mazhestik" në Korçë. Në vitet 1933-1934 jep një sërë koncertesh si soliste e koncertmaestre e këngëtarëve Tefta Tashko Koço, K. Antoniu, Marie Kraja, K.Koço e Mihal Ciko. Vlerësohet me fletë nderi në konkursin pianistik në Vjenë të Austrisë në vitin 1933, ku shquhet për debutimin e saj, dhe po atë vit emërohet nga Hil Mosi mësuese e pianos dhe e valles në Institutin Femëror "Nëna Mbretëreshë" në Tiranë. Përfundon me pikët më të larta studimet e larta si pianiste koncertiste në Athinë. Së bashku me Tefta Tashko Koccon, Jorgjie Trujën dhe Marie Krajën, merr pjesë në Fiera-n e Firences, si përfaqësuese të artit shqiptar në vitin 1938. Jep koncertin e parë pas çlirimit nga okupatorët nazi-fashistë në vitin 1945. Lola Gjoka është një ndër të parat mësuese të pianos të shkollës së parë muzikore shqiptare, Liceut Artistik. Në vitin 1953 emërohet koncermaestre e grupit lirik në Filoarmoninë Shqiptare të sapokrijuar, ku kontribuon për vënien në skenë të mjaft veprave të kulturës botërore, dhe si as/regjisore. Pas hapjes së Teatrit të Operës, luan një rol të rëndësishëm artistik në repertorin e gjerë operistik të asaj kohe. Me hapjen e Konservatorit të Tiranës, në vitin 1962, emërohet pedagoge e pianos dhe koncertmaestre e klasave të specialitetit të kantos, duke mos iu ndarë aktivitetit koncertor edhe jashtë vendit si: në Rusi, Kinë, Hungari, Kubë etj. Merr titullin "Artiste e Merituar" për merita si artiste e veprimtare artistike më 1966, dhe titullin "Artiste e Popullit" në vitin 1978 për veprimtari të shquara si pedagoge pianiste dhe përpunuese e këngës popullore. Pianistja Lola Gjoka është një nga figurat shumëdimensionale në historinë e artit tonë muzikor, sepse ka luajtur një rol të madh në konsolidimin e institucioneve të para artistike, duke punuar me përkushtim paralelisht edhe në formimin e artistëve të rinj. Ka dhënë ndihmesë të vyer edhe në përkthimin e dy operave të para, "Rusalka" dhe "Ivani Susanjin". Pasuria dhe dashuria për muzikën vokale, e në veçanti për këngën popullore, ka ushqyer gjithmonë shpirtin e saj krijues. Me elegancën edhe temperamentin që e karakterizonte, ajo krijoi dhe interpretoi Suitën për piano e orkestër harqesh për Koncertet e Majit 1978. Por, sigurisht që thesari më i çmuar që na ka lënë është libri "50 këngë të përpunuara", botuar pas vdekjes së saj.
(d.b/BalkanWeb)