Franca s’gjen qetësi Anelka shan rëndshëm Domenek
PARIS-Nuk rrezikojnë gijotinën, por futbollistët e kombëtares franceze janë të gjithë nën proces në Francë. Janë të akuzuar për çdo lloj krimi futbollistik. Shumë prej tyre rrezikojnë të mbyllin edhe karrierën, pasi inati i popullit nuk i lejon që të zbresin më në fushë. Sot, ajo që ka bërë xhiron e botës është faqja e parë e të përditshmes “L’Equipe”, ku tregohet një sharje e Nikolas Anelka në fund të pjesës së parë të ndeshjes me Meksikën ndaj trajnerit Rajmond Domenek dhe që tregon se “Gjelat” kanë qenë një skuadër e përçarë. Pas 45 minutave të para zhgënjyese, Domenek i ka kërkuar sulmuesit të çelsit të respektojë udhëzimet e tij. Anelka nuk e ka marrë fort mirë dhe i kthehet: “Shko q..., bir k...”. Një fyerje që që ka qenë titulli i madh i L’Equipe, e cila nuk ka përdorur asnjë lloj censurimi. Por, Anelka nuk është i vetmi në teatrin horror të mediave franceze. Një tjetër çmim si përçarës i shkon Uilliam Gallas, ai që kur mori vesh se Henri nuk do të ishte titullar, pretendonte shiritin e kapitenit. Në fund të ndeshjes me Meksikën, gazetari i televizionit TF1 i ka kërkuar një koment dhe Gallas i është përgjigjur me një ngritje të gishtit të mesit përpara të gjithëve. Një vulgaritet që nuk ka habitur askënd, duke parë se edhe Anelka është paraqitur në drekën e të premtes në hotelin luksoz sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)