Konsensusi per reformen zgjedhore PD Sukses ne funksion te integrimit
Ndryshimet në ligjin zgjedhor, të cilat u përmbyllën me konsensusin mes palëve, konsiderohet nga eksperti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, si një sukses, në funksion të përmbushjes së kritereve të Komisionit Europian për marrjen e satusit të vendit kandidat.
Në intervistën dhënë për ABC NEWS, Bylykbashi tregon për punën voluminoze të bërë gjatë këtyre muajve. Si thekson se ky ishte një proces konsensusi, por që për mazhorancën nuk mund të shkohej përtej rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Bylykbashi flet edhe mbi kërkesën partive të vogla, për korrektimin e sistemit zgjedhor.
Por, me qëndrimin e Bylykbashit nuk pajtohet tërësisht përfaqësuesi i Partisë Republikane Arjan Madhi, i cili thotë se korrektimi i sistemit zgjedhor nuk kërkon ndryshime të kushtetutës.
Ndryshimet konsensuale në Kodin Zgjedhor, të arritura në komisionin e posaçëm parlamentar, do të kalojnë për miratim në Komisionin e Ligjeve e më pas, për vendimin përfundimtar në sallën e Parlamentit.