Klosi: SHIU mund të përgjojë, është bërë më i fuqishëm se SHISH
Ish- kreu i Shërimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, duke folur për Panorama, thotë se Shërbimi Informativ i Ushtrisë është forcuar shumë, duke marrë në rrugë joligjore kompetenca të frikshme.
I pyetur nëse SHIU mund të ketë përgjuar deputetë ose diplomatë, ai thotë: Nga eksperienca ime, do të thosha se edhe mund të jetë e vërtetë.
Klosi thotë se pasi Berisha nuk mundi të marrë nën kontroll SHISH, shpiku një shërbim tjetër informativ të fuqishëm, ndoshta edhe më shumë se SHISH. Ky është Shërbimi Informativ i Ushtrisë. Klosi thotë se tani është e lehtë të përgjosh dikë për shkak se pajisjet janë dixhitale. Ish- kreu i SHIK thotë se duke njohur filozofinë e Berishës, e kupton se mund të jetë përgjuar opozita, pasi edhe kur SHIK ishte në dorë të Berishës, njihen praktika të tilla.
Klosi thotë se është një gjë shumë e rëndë refuzimi që i bën Arben Imami kontrollit të Komisionit të Sigurisë. Klosi thotë se ai kur ishte në SHIK nuk ka guxuar kurrë të refuzojë kontrollin parlamentar.