E Diel, 1 Nëntor 2026

Volfarth nga Gramshi Akuzat e PS ndaj Ministrise se Mbrojtjes te pabaza

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Eugen Vollfarth, ka deklaruar nga Gramshi se akuzat e Partisë Socialiste ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, për tregti të paligjshme të armëve, janë të pabaza. Duke folur për mediat Volfarth, theksoi se PS-ja t’i këkrojë gjërat në mënyrë ligjore dhe se i ka mundësitë që të kërkojë në Parlament interpelancë, ndërsa shtoi se Shqipëria në 2013 do të jetë e pastruar nga municionet.

Volfarth u ndal në mënyrë të veçantë edhe tek përfundimi me konsensus politik i reformës zgjedhore. Ai e ka cilësuar përfundimin e saj një arritje e madhe, por theksoi se duhet vullneti i të gjitha palëve për zbatimin e marrëveshjes PD-PS për kodin zgjedhor.

Ambasadori i OSBE-së Eugen Vollfarth ka vizituar uzinën ushtarake në Gramsh ku ka dhuruar edhe gjashtë kamera sigurie dhe një videokamera dixhitale. Aoi shoqërohej në Gramsh nga zëvendës ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›