Berisha Shqiperia mbeshtet projektin e gazsjellesit Trans Adriatik
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Shqipëria është seriozisht e angazhuar, në mbështetje të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik, qëndrim ky, që u shpreh në takimin që pati me një delegacion nga British Petrolium (BP), i kryesuar nga Zëvendëspresidenti i BP për Zhvillimin dhe Shfrytëzimin e Fushës së Shah Denizit në Azerbajxhan.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se sigurimi i gazit është prioritet madhor, për të mundësuar zhvillimin e tregut të brendshëm të gazit në Shqipëri, por edhe më gjerë, në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, për qëllime industriale e rezidenciale.
Në këtë kuadër është ngritur dhe grupi ndërministror pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës për negociimin me kompaninë TAP të Marrëveshjes Pritëse Qeveritare.
Kjo marrëveshje, në negocime intensive në muajt e fundit, do të garantojë dhënien e të gjitha lejeve infrastrukturore e mjedisore, në funksion të përfundimit të punimeve, sipas kërkesave të konsorciumit të Shah Denizit, mbrojtjen e investitorëve dhe të investimit, si dhe garantimin e të gjitha standardeve inxhinieriko - mjedisore të financuesve të projektit.
Zv presidenti i British Petrolium Al Cook vlerësoi me mirënjohje rolin që Shqipëria ka luajtur në mbështetje të projektit të TAP-it, ku vlerë të shtuar kanë dhe vizitat e suksesshme zyrtare në Azerbajxhan dhe Itali, di dhe zhvillimi i negociatave me TAP të Marrëveshjes Pritëse Qeveritare. Zoti Al Cook tha se BP dhe Azerbajxhani, përmes komanisë SOCAR, synojnë të sigurojnë investime te konsorciumi i TAP me qëllim mbështetjen e këtij projekti dhe zhvillimin e tij të mëtejshëm.
Për konsorciumin e Shah Denizit është e rëndësishme që projekti i TAP të sigurojë sa më shpejt që të jetë e mundur Marrëveshjet Pritëse Qeveritare të miratuara veçmas nga Shqipëria dhe Greqia, sikurse edhe Marrëveshjen Ndërqeveritare mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë. Në këtë kontekst, ai theksoi se bashkëpunimi mes tre vendeve është i rëndësishëm.
Kryeministri Berisha theksoi edhe njëherë vullnetin e Shqipërisë për të bashkëpunuar ngushtë me fqinjët, me qëllim finalizimin e kuadrit ligjor dhe rregullator për projektin e TAP, si një projekt me interesa reciproke për të tre vendet.