Konstituohet Këshilli Prokurorial
Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK) mbajti të hënën takimin e parë konstituiv. Në këtë takim u shqyrtuan rregullat e punës për funksionimin e KPK-së dhe u vendos që këto rregulla të aprovohen në afatin më shkurtër kohor.
Takimi u kryesua nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, ndërkaq në takim morën pjesë edhe dy anëtarët nga përbërja fillestare e Këshillit Prokurorial të Kosovës, zëvendëskryeprokurorja e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sevdije Morina dhe kryeprokurori i Prokurorisë së Qarkut në Gjilan, Jetish Maloku.
Në këtë takim u shqyrtuan rregullat e punës për funksionimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe u vendos që këto rregulla të aprovohen në afatin më shkurtër kohor.
Gjithashtu, në këtë takim u vendos që kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës të përgatitë dy memorandume të mirëkuptimit, njërin në mes Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe tjetrin në mes Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Këshilli Prokurorial i Kosovës kërkon nga shoqëria civile që sa më parë t’ia dërgoj Këshillit Prokurorial të Kosovës propozimet për anëtarë të mundshëm të KPK-së nga shoqëria civile.