Konsulli Firera: Do ta kthejmë Dibrën në një rajon të fuqishëm ekonomik

Tiranë, 27 Korrik, NOA Kryetari i shoqatës Bashkësia Dibrane, Faruk Borova, priti në një takim kortezial në Tiranë, konsullin e Torinos, dr. Giovanni Firera.
Në këtë takim, Borova i bëri me dijeni atij se kjo shoqatë është e iniciuar nga një grup intelektualësh dibrane të cilët jetojnë në Tiranë dhe ka karakter kulturor dhe patriotik.
Qëllimi dhe motivet e kësaj shoqata janë shpirti dhe zemra tek të parët tanë, si dhe tek qyteti i Dibrës së Madhe. Eshtë detyrë e secilit prej nesh që të ndihet krenar, dhe i motivuar për vendlindjen e tij, e të japë qoftë dhe një kontribut modest për zhvillimin social, ekonomik dhe kulturor të saj, u shpreh Borova lidhur me një fakt të tillë.
Ndërsa konsulli Firera, shprehu dëshirën dhe vullnetin e tij të plotë për të bashkëpunuar seriozisht me shoqatën Bashkësia Dibrane.
Ju keni një margaritar tepër të çmuar, që Zoti e ka pajisur me të gjitha cilësitë natyrore. Do ta kthejmë Dibrën dhe zonat e saj përreth në një rajon të fuqishëm ekonomik dhe imprenditorial, ka thënë Firera në këtë takim.
Pjesa e verilindjes së Shqipërisë, e sidomos Dibra, ka nevojë për investime konkrete dhe hapje të vendeve të reja pune dhe lidhur me këtë, konsulli Firera, mori përsipër lobimin e tij, duke u lidhur me sipërmarrës torinezë dhe piemontezë, të cilët të bëjnë të mundur thithjen e investimeve konkrete për zonën e Dibrës.
Firera, theksoi më tej se në rajonin e Piemontes, ekziston një komunitet shqiptar por dhe dibranë të cilët me punën e tyre të ndershme janë bërë sipërmarrës dhe bizmesmenë të suksesshëm, të cilët kanë aftësi të investojnë për projektet shqiptare.
Më tej, kryetari Borova e njohu Konsullin e Torinos edhe me investimet konkrete nga ana e qeverisë Shqiptare.
Kështu, - theksoi ai, - një fond i tërë nëpërmjet ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, është vënë në dispozicion nga ana e qeverisë, për ndërtimin e një vepre kolosale për kombin tonë, Rrugën e Arbërit. Me realizimin e kësaj rruge kombëtare Tirana afrohet më shumë se kurrë me Dibrën e Madhe dhe me trevat e tjera shqipfolëse të Maqedonisë.
Nga ana tjetër, ai theksoi në këtë diskutim se ndërtimi me procedura të përshpejtuara i Rrugës së Arbrit, do të potencojë dhe projekte mjaft ambicioze dhe në kuadrin universitar dhe kulturor, duke ditur faktin se banorët e këtyre zonave janë njerëz arsim-dashës dhe tepër të motivuar për dije dhe kulturë shkencore.
Herën tjetër do të kthehem në Shqipëri, - theksoi konsulli Firera, - me sipërmarrës industrialë, të cilët shfaqin interes të vërtetë për këtë zone.
Takimi u mbyll me shtrëngimin e duarve mes kryetarit të Shoqatës dhe konsullit të Torinos, si dhe duke vendosur dimensione të reja bashkëpunuese.
n.e/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/sociale/91-sociale/27627-konsulli-firera-do-ta-kthejme-dibren-ne-nje-rajon-te-fuqishem-ekonomik","title":"Konsulli Firera: Do ta kthejmë Dibrën në një rajon të fuqishëm ekonomik","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")