E Diel, 1 Nëntor 2026

Poliklinikat pranë Brrylit pa aparatura, të sëmurët vizitohen në kushte primitive

Pacientët: Në Poliklinikën nr 1 mjekët nuk kryejnë asnjë vizitë pa ryshfet, shërbimi problematik

Poliklinikat nr 1 dhe 2 në zonën e Brrylit janë pa mjete pune e në mungesë të theksuar kushtesh. Mjekëve në këto qendra shëndetësore u duhet të punojnë në kushte primitive me aparate tensioni të vjetruara që nuk janë ndërruar që prej 15 vjetësh.

Përveç këtij problemi mungesa e mjekëve okulist e ortoped është kthye në një shqetësim serioz për pacientët që duan të vizitohen në poliklinikën numër 2 ose e quajtur ndryshe tek poliklinika iraniane. Nga ana tjetër në klinikën numër 2 të zonës së xhamllëkut pacientët denoncojnë se mjekët e kësaj qendre shëndetësore nuk kryejnë asnjë vizitë pa marrë ryshfet madje edhe për pensionistët apo invalidët. Nga një vëzhgim kryer ditën e djeshme nga gazeta SOT në poliklinikat e zonës Brrylit përpos mungesës së mjeteve problem që shpesh herë është shkak për moskryerjen e vizitave, dhënia nën dorë e parave nga pacientët për mjekët specialistë është një tjetër shqetësim.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›