E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët, 3 jave ne greve urie

Kryetari i Konfederatave te Sindikatave Kol Nikollaj tha për “Vizion Plus” se është përgatitur lista e minatorëve te tjerë qe do te ngujohen ne thellësi, pasi punonjësit e nëntokës nuk do te tërhiqen pa u plotësuar kërkesat e tyre. Mësohet se drejtuesit e konfederatave kane vene ne dijeni për situatën edhe trupin diplomatik te akredituar ne Shqipëri. Ndërkohë pas alarmit te dhënë nga Reparti i Inspektim Shpëtim Minierave, një grup prej 90 punëtorësh mësohet se është angazhuar për riparimin e dëmeve te shkaktuara nga bllokimi i punës për një kohe te gjate. Tre dite me pare takimi i zhvilluar ne një lokal ne Tirane mes drejtuesve te “ACR” dhe përfaqësisë se minatorëve përfundoi pa sukses. Përfaqësuesi i “Albanian Crome”, Giga Bedineishvill nuk dha një përgjigje, duke u shprehur se do ta diskutonte çështjen me pronaret ne Austri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›