Konsulli Ikonomu nderohet për greqizmin e jugut të Shqipërisë

Në datën 28 korrik është organizuar një ceremoni e veçantë në Korçë, me rastin e përvjetorit të organizatës OMONIA, ku konsulli ka pranuar medaljen përkundër skandalit në fillim të këtij viti, ku ai u bëri thirrje qytetarëve korçarë që të mos kenë frikë të deklarohen se janë grekë.
Kryetari i Fondacionit Grek për Amerikën, Mihalis Servos, që i firmosi konsullit mirënjohjen, nuk mori pjesë në dorëzimin e saj, edhe pse ai ndodhej prej disa ditësh në Janinë.
Mirënjohja iu dorëzua “Njeriut me xhup”, siç njihet në opinionin shqiptar diplomati grek, në një kafene fshati, diku në bjeshkët e Korçës larg syve të njerëzve “kuriozë”, në prani të kryetarit të OMONIA-s së Korçës, Naum Disho, ish-deputetit Ligoraq Karamelo, përfaqësues të organizatave nacionaliste të “Rinisë Vorioepiriote” dhe të shoqatës vorioepirtiote “PIRRO”.
Për t’u treguar padronëve të tyre se qëllimi i aktiviteti u arrit gjatë ceremonisë, në kafenenë e fshatit pjesëmarrësit ngritën edhe flamurin e Greqisë.
/Start/E.B/
2011-08-15 13:07