E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsultat, Dell takon Thaçin, Mustafën, Pacollin

PRISHTINE- Dalja nga situata aktuale, pas rrezimit te presidentit te Kosoves ka mbledhur ne takime e konsulta liderët PDK-së, LDK-së dhe AKR-së  me ambasadorin amerikan Christopher Dell. Burime brenda AKR-së dhe LDK-së bëjnë të ditur se ambasadori Dell ka mbajtur një takim të përbashkët me kryeministrin Hashim Thaçi dhe ish presidentin Behgjet Pacolli ku është diskutuar për mundësitë e gjetjes së një zgjidhje për presidentin. Gjithashtu Dell ka takuar dje edhe liderin e LDK-së Isa Mustafa po me të njëjtin qëllim.
Në kuadër të këtyre konsultave, citon “Koha Ditore” pasdite vetura e Pacollit është parë të hyjë në Ambasadën Amerikane, duke shënuar kështu takimin e dytë brenda ditës mes Pacollit dhe Dell.
Mesohet se  Pacolli ka kundërshtuar kandidaturën e mundshme të Agim Çekut si president konsensual dhe qëndrimin në koalicion, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit të Ibrahim Makollit nga AKR deri në ndryshimin e nenit 86 të Kushtetutës së Kosovës.
Gjithashtu, mësohet se Isa Mustafa gjatë takimit me diplomatin amerikan ka ritheksuar qëndrimin e LDK-së për një president konsensual dhe ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë, ndërsa ka përjashtuar mbështetjen e Pacollit.
Në kuadër të konsultimeve rreth zhvillimeve të fundit në vend, ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka njoftuar se do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e subjekteve politike në vend.
Takimet do të fillojnë ditën e mërkurë, kur Krasniqi do të ketë takime të veçanta me drejtuesit e subjekteve politike parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›