E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi i Beqir Ballukut, si iu sulën oficerët ta hanin të gjallë

Beqir balluku ne sallen e gjyqit, Çaste para komunikimit te vendimit per denimin me vdekje, pushkatim

Beqir Ballukun e kam njohur pak, madje me të nuk jam takuar asnjëherë. Por them se si njeri ka qenë i mirë. Nga shumë njerëz kam dëgjuar se ka qenë babaxhan. Me sa më kujtohet, kishte kërkuar edhe dorëheqjen rreth vitit 1972-1973, por nuk ia pranuan. Në Luftën Nacionalçlirimtare ka qenë komandant çete e më pas komandant brigade. Njihej si një nga atentatorët më të mëdhenj të Tiranës, bashkë me Lym Ketën dhe Adnand Qatipin. Thënë shkurt ishte burrë trim. Në shumë shkrime kam lexuar se Balluku ishte ndoshta më besniku i Enver Hoxhës dhe e çmonte jashtë mase. Në këtë pikë bashkohen të gjithë. Në vitin 1960, kur Enver Hoxha e Mehmet Shehu ishin në Moskë, atij iu la në dorë Shqipëria. Pra, në qoftë se do të dyshohej se ishte armik, ai i kishte mundësitë që të çonte në fund dëshirat, apo idetë e tij. Por jo, ai ishte besnik dhe i qëndroi me ndershmëri besimit të drejtimit të shteti,t për sa kohë Enveri dhe Mehmeti ishin në Moskë.
Mbledhja në Durrës, prill 74
Kam qenë prezent në gjyqin që iu bë para kuadrove kryesorë të ushtrisë, në prill të vitit 1974, si armik e agjent. U mblodhëm në Durrës, me vendqëndrim në Golem të Kavajës, me çadra me fjetje, ushqim e përgatitje për tre ditë. Mbledhja për diskutime e gjykime bëhej në vilën e Zogut, në kodrat e Durrësit, për tre ditë të tjera. Gjithsej 6 ditë. Merrnin pjesë komandantë e komisarë korpusesh, nga një komandant brigade për çdo Korpus dhe drejtorët e Ministrisë, Drejtoria Politike e ndonjë tjetër që nuk më kujtohet.
Materiali i Beqir Ballukut

Veli Llakaj dhe Beqir Balluku

Që në ditën e parë na dhanë një material afro 100 faqe, pa emër dhe na thanë të përgatiteshim për diskutim, se ku qëndron mospërputhja e këtij materiali me Tezat e Këshillit të Mbrojtjes. (Materiali ishte një studim, lloj luftimi, për shkallën e dytë të luftës popullore, domethënë një lloj luftimi që organizohet kur pushtohet i gjithë vendi, sipas eksperiencës së Vietnamit. Këtë studim e kishte bërë një grup i madh, me në krye Beqir Ballukun dhe ishte shtrirë për njohje e vërejtje deri tek komandantët e korpuseve, të cilët kishin dhënë mendimet e tyre. Në rangjet e tjera nuk njihej asgjë. Pra, studimi nuk kishte përfunduar dhe as që diskutohej për ta përdorur). Filluan përgatitjet. Ditën e parë, askush nuk e dinte emrin se kush e kishte bërë materialin. Ditën e dytë, Hito Çako, aty para çadrave tona, bisedonte me një oficer dhe me zë të lartë u shpreh: Thonë se këtë material e ka bërë shoku Beqir. Ndërsa tjetri u përgjigj: Ska gjë, le ta ketë bërë, ne do të diskutojmë. Kaq u desh dhe të gjithë morën vesh se materiali pa emër ishte i Beqir Ballukut. Tema e studimit ishte një lloj luftimi e strategjie ushtarake e huaj, studim i papërfunduar, ku ruhej sekreti deri tek komandantët e korpuseve. Në fund të fundit, pse të mos përgatiteshin oficerët shqiptarë për këtë strategji (luftim)?! Mirëpo e keqja qëndronte në atë, si ta themi ne, që u pushtua i gjithë vendi? Po nëse pushtohej si Vietnami? Këtë nuk ia mbante njeriu ta thoshte. Por edhe kjo është një përshtypje e vogël. Në fund të fundit ishin hipoteza, ishin ide luftimi, ishin mënyra përgatitjeje.
Gjyqi në Vilën e Zogut
Në ditën e katërt me autobusët e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore shkuam për diskutim tek Vila e Zogut. Atje erdhi Mehmet Shehu. Aty ndodhej edhe Beqir Balluku dhe askujt sia merrte mendja se Beqiri do të ishte tabela e qitjes. Pastaj dihej besnikëria e tij ndaj Enverit, sikundër dhe kontributi i çmueshëm në luftë. Por me thënë të drejtën të gjithë ishim në ankth. Askush nuk ishte i qartë se çfarë do të bëhej. Ishin momente të vështira, tejet dramatike. Diskutimi ishte me shumë përgjegjësi. Një fjalë e pakujdesshme dhe si dihej si merrte udhë e ardhmja e gjithkujt. Por kryesore ishte se ende nuk dihej qartë se ndaj kujt do të drejtoheshin silurët.
Akuza e Mehmet Shehut
Në fakt Mehmet Shehu lexoi raportin e Byrosë Politike. Në këtë raport dënohej veprimtaria armiqësore e ministrit të Mbrojtjes, Beqir Ballukut. Por kryeministri më parë komunikoi dhe vendimin tjetër të Byrosë Politike që Petrit Dume dhe Hito Çako emëroheshin zëvendësministra, Sami Meçollari, Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe ministër i Mbrojtjes, Mehmet Shehu. Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe Hysni Kapo dhe Kadri Hazbiu. Të gjithë të pranishmit, që nga shokët e byrosë Mehmeti, Hysniu, Kadriu (këta ia kishin thënë edhe në Byro), pastaj Hito Çako e Petrit Dume dhe gjithë drejtorët e komandantët që diskutuan, i thanë armik dhe agjent Beqir Ballukut, duke i mohuar të kaluarën. Beqiri rrinte si i ngrirë. Një fytyrë i vinte një i ikte. I dukej e pabesueshme, ndoshta, që ai më i besueshmi deri dje të diskutohej për tradhti dhe kundër vijës së partisë. Ishte një frymë shumë mbytëse. Të gjithë ata, që deri dje i thurnin lavde, tani ju sulën duke i thënë një mijë e një të zeza. Unë sdija çtë thoja (megjithëse isha i përgatitur me shkrim). Ishte ende një terren i panjohur për mua. Më dukej si një ëndërr kjo skenë, për të mos thënë si një film imagjinar. Kisha fituar një respekt të veçantë për atë njeri të luftës dhe babaxhan. Sia hiqja sytë dhe smund ta besoja. Në fund të fundit edhe në plan gjithçka ishte imagjinatë. Por çudia e dytë ishte, se, ata që u emëruan zëvendësministra, Hito Çako e Petrit Dume, krekoseshin, dhe as që u shkonte mendja se më vonë do ta pësonin edhe ata.
Të gjithë kundër Beqirit
Me të vërtetë ishte e dhimbshme për të mos thënë e pabesueshme. Drejtorë dhe komandantë (shumica) kur Beqir Ballukut iu dha fjala nga Mehmet Shehu (që drejtonte mbledhjen) për të diskutuar, sa ishin në sallë nuk e lanë të diskutonte. Pjesa dërrmuese e ushtarakëve i drejtohej Mehmetit njëzëri se, nuk e duam armikun të diskutojë, nuk e duam agjentin në tribunë. Dy-tre herë Mehmet Shehu u tha: Ta lëmë të diskutojë. Jo, jo, – u përgjigjën në kor drejtorët. Aq e madhe ish kjo histeri sa sikur të thuhej edhe një herë nga drejtuesi, Mehmet Shehu, për të diskutuar Beqiri, rrezik se do ti thoshin edhe Mehmetit që je i molepsur edhe ti në punën armiqësore. Mehmeti ishte i zgjuar. E kuptoi drejt situatën. E dinte si duhej vepruar me ushtarakët se kishte shumë vite që punonte me ta. Ndaj heshti. Nuk kuptohej nëse i vinte keq për Beqirin apo jo. Kadri Hazbiu shikonte vetëm nga salla. Askush nuk e kuptonte se çfarë shprehte shikimi i tij.
Çudia me Petrit Dumen
Me të vërtetë sjellja e tij më çuditi. Për shembull, Petrit Dumja kishte shtruar një rrip me çimento, nga çadra deri në vijën e ujit, që të mos i shkelnin këmbët në rërë. Mbështetej në trupin e shoqëruesit për tu thekur në diell. E shijoi Golemin e atyre ditëve në mënyrën më të bukur të mundshme, kur ne të gjithë ishim paksa në ankth.  Menjëherë  pas dënimit të Beqirit, filloi të bënte vizita familjare në ishullin e liqenit të Vaut të Dejës. Domethënë ende pa përfunduar skenari i dënimit të Beqirit, ai filloi të manifestonte gjithë ato gjëra, veprime negative që dënuan edhe Beqirin.
Ditë të vështira në ushtri
Nga fundi i vitit 1974, (tetor, nëse nuk gabo

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›