E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsumi per festat kombetare ndikim pozitiv ne ekonomi

Ka shumë mundësi që muaji nëntor të shtojë optimizmin e si rrjedhojë edhe konsumin e shqiptarëve. Sot 1 shekull pavarësi, flamuj të kuq valvitës, aktivitete që risjellin në kohë të shkuarën pritet të kenë një impakt jo vetëm moral, por edhe ekonomik.

Ekonomik, sepse shqiptarët i duan festat dhe shpenzojnë për t’I ndjerë më tepër ato. Sipas profesionistëve të ekonomisë, kjo atmosferë parashikohet të japë një ndikim, qoftë afatshkurttër në konsum si dhe në nxitjen ekonomike.

Në fakt ka një model global, që çon në shtimin e konsumit të qytetarëve sa herë që ka festa kombëtare dhe jo vetëm. Një teori e tillë pohohet nga ekspertët e shifrave, të cilat përfshijnë edhe ndikimin që pritet nga festat e fundvitit.

Në statistikat e Bankës së Shqipërisë, viti 2012 është karakterizuar në mënyrë konstante nga një nivel i ulët i konsumit dhe rritje të kursimeve nga konsumatorët shqiptarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›