E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozimi i femijeve ndaj mikrobeve, jete me te shendetshme

Nga nje studim i ri del se ambientet e papastra mund te ndikojne per mire ne shendetin e njeriut. Shkencetaret kane zbuluar se minjte e laboratoreve te rritur ne nje ambient steril ishin me te zhvilluar se ata te rritur ne ambient me mikrobe, alergji, astme dhe crregullime te tjera imunitare. Ka rreth 80 crregullime vetimunizuese, mes tyre alergjite e shpeshta qe shfaqen me temperature te larte; artrit reumatizmal, qe godet kycet; semundja e Crohn-it, qe nxit semundjen e zorreve; si dhe diabeti tek te rinjte. Richard Blumberg, profesor ne fakultetin e mjekesise ne Harvard dhe shef i gastroenterologjise ne Brigham dhe Spitalin e Grave ne Massachusets, thote se kerkimet mjekesore ne vitin 1989 perpiqen qe te shpjegojne keto crregullime vetimunizuese te ndryshueshme ne varesi te asaj qe quhet "Hipoteza higjienike". "Studimet tregojne se ekspozimi gjate jetes se femijes ndaj mikrobeve ka nje rendesi percaktuese per ndjeshmerine alergjike te metejshme gjate jetes, e quajtur crregullimi vetimunizues, si temperatura e larte, astma, infeksioni i zorreve dhe semundje te tjera". Testet higjienike nxjerrin se te gjithe njerezit qe lahen shpesh me sapune kunder baktereve dhe locione te tilla, mund te semuren, pasi keto produkte mund te ndryshojne sistemin e tyre imunitar. Por kjo teori deri tani nuk eshte provuar. Ekspozimi ne femijeri ndaj mikrobeve e mban nen kontroll sistemin imunitar kur individi rritet, duke parandaluar zhvillimin e disa crregullimeve vetimunizuese. Ata krahasuan nje grup minjsh laboratori te rritur ne nje ambient tipik me baktere, me nje grup tjeter te rritur ne kushte sterile. Shkencetaret zbuluan se semundjet ne mushkeri dhe ne zorren e trashe te minjve te rritur ne kushte sterile u shkaktuan nga nje zhdukja e qelizave T. Keto qeliza luftojne normalisht infeksionin, por tek keta minj ishte zhvilluar nje crregullim i imunitetit qe shkakton astmen dhe kolitin ulcerativ. "Ajo qe ishte vertete me vlere per ne, ishte fakti se ekspozimi qe ne femijeri vazhdon gjate gjithe jetes se nje kafshe. Dhe nese kafsha nuk e merr qe ne femijeri imunitetin ndaj nje mikrobi, nuk mund ta marre me vone gjate jetes". Ekipi i Blumbergut arriti ne perfundimin se ka nje dritare mundesish ne femijeri per t'u ekspozuar ndaj mikrobeve qe do te garantonte nje mbrojtje gjate gjithe jetes ndaj crregullimeve imunitare. Crregullime te tilla po shtohen kudo ne bote, por keto hasen me shpesh ne vendet e pasura e te industrializuara. Keshilla e ketyre studiuesve eshte: Lani duart, por jo me solucione kunder baktereve. Lerini femijet qe te ekspozohen ndaj ambientit me papasterti dhe te jene te ekspozuar ndaj ambienteve te ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›