E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontakte intensive mes PS-se dhe LSI-se

Situata e fundit politike me akuzat dhe kunderakuzat e forta ka gjase te jete vetem manifestim i tensioneve qe zhvillohen ne prapaskene.

Levizjet e papritura ne skenen parlamentare po provokojne nisjen e llogarive politike ne subjektet e ndryshme politike te cilat po vene ne dyshim perspektiven e ekuilibrave te tanishem politike.

Burime nga Partia Socialiste bejne te ditur se ditet e fundit ka pasur nje tendence per tu afruar dhe komunikuar nga ana e Levizjes Socialiste per Integrim e cila eshte nje nga subjektet e goditura nga deklarimet e ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti.

Si i interesuar direkt ne kete perpjekje duket te jete kreu i LSI-se Ilir Meta i cili per arsye zyrtarisht te panjohura lexon si te dobishem nje afrim me PS.

Sipas te njejtave burime kerkesa i eshte drejtuar kreut socialist Edi Rama pa saktesuar nese behet fjale per nje takim apo per nje marreveshje qe do te ndihmonte ne zgjidhjen e situates se fundit.

Rrjedhimisht fijet e se majtes rilidhen keshtu ne interesa te perbashketa apo qe perkufizohen ne menyre te njeanshme per te rikonfirmuar artificialitetin e koalicionit te tanishem qe qeveris vendin.

Ketu ka rendesi te theksohet se dalja e Priftit nga qeveria paradoksalisht e ka afruar ate me shume me Kryeministrin nje lidhje e shkurter kjo qe ne cdo pikepamje eshte mjet presioni ndaj LSI-se dhe Ilir Metes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›