E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konte: Championsi mbetet ëndërr, kemi ende punë për të bërë

Bufon: Të fitosh Kupën e Kampioneve është diçka anormale

COP004-904917-01-02-20130916-165940--630x365Ndeshja e sotme e Juventusit është një ndeshje për tu fituar, për të mos komplikuar ecjen në grup dhe për të treguar që paraqitja jo ekzaltuese në San Siro është lënë pas krahëve. Juvja ne merr frymë Championsi në Kopenhagen dhe Antonio Konte disa të reja në formacion. Është cikli i parë intensiv, me shumë gara të rëndësishme, mes tyre dy ndeshje në Champions me Kopenhagenit dhe Gallatasarajin dhe do të ketë rrotacion. Do të isha i çmendur të rreshtoja në cdo ndeshje të njëjtët -, pranon tekniku bardhezi -. Por nuk do të ndryshojmë organizimin dhe skemën, do të zëvendësoja vetëm ata që janë lodhur. Besoj tek të gjithë lojtarët e mi dhe jam i bindur që të gjithë do të më japin përgjigje të mira. Dhe të rejat më të mundshme do të jenë Ogbona në vendin e Barzalit dhe Kualiarela në vendin e Vuçiniç.

Kundërshtari

Kopenhagen është në vendin e dhjetë në kampionat, por Konte nuk i zë besë. Është një klasifikim i pashpjegueshëm, sepse kam para disa ndeshje të tyre ku kanë merituar të fitonin tregon Konte. Vitin e kaluar u suprimuam nga Nordsjaelland, nuk duhet të përsëritet e njëjtë gjë. Dhe Konte është i sigurt që nuk do të ndodhë: Një vit më tepër eksperiencë mund të jetë fondamental për në. Tani Juvja është më e rritur dhe di të përballojë çdo skuadër dhe çdo ndeshje. Në Champions nuk ka kohë për të rikuperuar hapa falsë. Grupi ynë është shumë i bukur. Në letër Reali është favorit. Prej vitesh ndjek kupën dhe dhjetë dhe për tia arritur ka investuar shumë para. Ne dhe Gallatasaraji do të luftojmë për vendin e dytë, duke pasur edhe një sy tek Kopenhagen”.

Objektivi në Champions

Finalja e Lisbonës do të ishte arritja më e bukur. Duhet të jemi realistë -, thotë Konte -: ne e dimë kush jemi, se çfarë rrugë kemi bërë për të qenë sërish të respektuar në Europë, por rruga është ende e gjatë. Sot jemi outsider në Champions, por një outsider i rrezikshëm për të gjitha. Nuk i vëmë vetes limite, kupa është një ëndërr, por duhet të jemi me këmbët në tokë.

Flet Bufon

Ndërkohë Bufon është gati të drejtojë shokët në këtë aventurë të re evropiane. Jam kurioz të shoh nëse do të arrijmë të konfirmojmë gjërat e bukura që bëmë vjet. Unë e jetoj së bashku me skuadrën dhe tifozët ëndrrën Champions. Të fitosh Kupën e Kampioneve është diçka anormale, Juves dhe shumë skuadrave të tjera nuk i ka ndodhur kaq shpesh. Konfirmimin e rritjes sonë do ta japë fusha, diferencën mund ta bëjë entuziazmi ynë dhe dëshira për të habitur akoma.

Konte bën llogaritë e fundit para ndeshjes me Kopenhagenin      

Në prag të debutimit në Ligën e Kampioneve për këtë sezon, tekniku i Juventusit Antonio Konte vendos të bëjë ndryshime për ndeshjen kundër Kopenhagenit e cila do të zhvillohet sot. Në repartin difensiv, Barzali pritet që ta nisë nga pankina pasi ka lënë pas dëmtimin dhe rendimenti i tij ka qenë i mirë, por nuk do të rrezikohet ndaj danezëve. Në vend të tij pritet të luajë Ogbona, që do të bëjë kështu debutimin si titullar me Juventusin. Në sulmin e bardhezinjve Fabio Kualiarela është favorit për të zëvendësuar Vucinic. Malazezi nuk luajti mirë në San Siro dhe është i destinuar të parkohet në stol për dy ndeshjet në vijim. Ndeshja me danezët nuk do të jetë e lehtë për juventinët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›