E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konte gjen skemë të re, Juventus bëhet më ofensiv

Antonio Konte i ka të qarta idetë për Juventusin e tij. Formacioni bardhezi do të nisë me rreshtimin me 3 mbrojtës, ndërsa mesfusha do të jetë e mbipopulluar me futbollistë cilësorë. Diçka duhet të ndryshojë në fazën sulmuese, jo vetëm taktikisht, por edhe sa u përket emrave. Dyshja qendrore Tevez-Lorente do të mbështetet nga dy lojtarët e krahut, që do të thotë se skema e Kontes do të jetë 3-3-4. Duke u bazuar në këtë linjë, i miratoi operacionin për të siguruar firmën me afrikanin Ogbona. 
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›