E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti s’do Kavanin, në shënjestër Fred e Kardozo

Ndryshe nga dy verat e kaluara, deri tani Mançester Siti ka qëndruar pasiv në merkato. Është bërë rokada e trajnerëve dhe është larguar Tevez, ndërkohë që nuk ka ardhur asnjë. Pas largimit të Tevezit, afrimi i një sulmuesi cilësor bëhet emergjent. Por ajo që ka habitur opinionin është se drejtuesit e Mançester Sitit nuk kanë në fokus aspak Kavanin, sulmuesin më cilësor të mbetur në treg. Qytetarët e Sitit kanë si objektiv të tjerë sulmues. Bëhet fjalë për brazilianin Fred ose portugezin Kardozo.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›