Kontesti për emrin në fazë të fundit

Maqedonia hyn në një fazë serioze të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit për çështjen e emrit me Greqinë, i cili ka një historik dy dekadash, por zgjidhja megjithatë nuk do të ndodh brenda këtij viti, theksojnë për Radio Evropën e Lire, analistët për marrëdhënie ndërkombëtare Denko Malevski dhe Mersel Billalli.
“Realisht mendoj se të gjitha parametrat shkojnë në drejtim të asaj se ky proces hyn në fazën e zgjidhjes. Unë nuk do të kisha thënë se do të zgjidhet, por hyn në fazën serioze të zgjidhjes, sepse një marrëveshje që pres të pasojë tani, do të jetë e përcaktuar në faza të ndryshme”.
“Kështu që unë pres që gjatë dy muajve të ardhshëm të kemi një dokument konkret, i cili do të jetë bazë se cilat janë pikënisjet e palëve për zgjidhjen e çështjes së emrit”, thkeson Mersel Billalli ekspert për marrëdhënie ndërkombëtare./Indeksonline/