Platforma serbe nuk është më sekret shtetëror

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sontme të mbajtur në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë ka vendosur që Platforma për Kosovën më të mos jetë sekrete, u ka thënë gazetarëve kryeministri serb Ivica Daçiq, transmeton FoNet.
Daçiq pas mbledhjes së dytë të Qeverisë të mbajtur në ndërtesën e Kuvendit të Serbisë ka thënë se ky vendim është marrë sot në mbledhjen me shefat e grupeve parlamentare.
Ai ka paralajmëruar se Platforma do të publikohet në sajtin e Qeverisë së Serbisë./Indeksonline/