E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konteston premtimin

Raportuesja e Parlamentit Europian per Kosoven Ulrike Lunacek ka kontestuar premtimin per liberalizim te vizave te cilin Kryeministri Hashim Thaci eshte duke e perdorur per te kerkuar voten e qytetareve. Eurodeputetja Lunacek thote se eshte e befasuar me keto deklarata derisa ka kerkuar pune nga autoritetet e Prishtines qe te deshmojne se jane plotesuar kushtet per heqjen e vizave. Nga Valmir Klaiqi me 30 nentor 2010 ne ora 0857

Premtimi per liberalizim te vizave te cilin Kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci po e permend ne secilen paraqitje elektorale eshte goditur nga eurodeputetja Ulrike Lunacek te henen.

Sipas saj premtimi i Thacit eshte befasues qe veshtire se mund te realizohet per 15 muaj.

Thaci diteve te fundit ka potencuar vazhdimisht se kosovaret do te mund te udhetojne pa viza ne shtetet e Schengenit derisa ka kerkuar voten neper vende te ndryshme te Kosoves.

Por raportuesja e Parlamentit Europian per Kosoven Lunacek ka lene te kuptohet se ajo cfare eshte duke prezantuar Thaci nuk eshte realiste duke porositur autoritetet ne Prishtine se duhet te punojne shume dhe te deshmojne se i kane plotesuar kushtet.

Pas nje takimi qe Lunacek zhvilloi me Ministrin e Puneve te Brendshme ne doreheqje Bajram Rexhepi deklaroi se eshte befasuar me deklarimin e Thacit.

Ajo ka pohuar se nuk ka ndonje date te caktuar per liberalizim te vizave.

147Me duhet te pranoj se isha e befasuar kur degjova kete sepse nuk eshte ndihmuese tani qe te jepen data. Do t146i kerkoja qeverise e cila eshte ende ne fuqi te prese misionin qe do te vije ketu javen e ardhshme dhe te shikoje se cfare eshte zbatuar. Nuk do te jepja data sepse nganjehere gjerat nuk shkojne si jane planifikuar148 eshte shprehur Lunacek.

Per premtimet jorealiste te politikaneve se voni ka terhequr verejtjen edhe Perfaqesuesi Special i BE146se ne Kosoves Pieter Feith duke thene se eshte kunder 147premtimeve te parealizueshme148

Megjithate Ministri i Brendshem Rexhepi eshte shprehur optimist dhe tha se deri ne fund te vitit 2011 pritet qe Kosova t146i permbushe te gjitha kushtet per liberalizim te vizave.

Rexhepi me shume u beson deklaratave te Kryeministrit Thaci sesa 147pesimizmit148 te Parlamentit Europian ku behet fjale per liberalizimin e vizave.

147Eshte reale qe te pritet qe ne vitin 2012 edhe ne te jemi ne procesin e liberalizimit te vizave. Une nuk e di dokumentin e sakte sigurisht kryeministri eshte me i informuar por kjo nuk eshte fushate por eshte synim tentativ dhe eshte reale te pritet qe te jemi ne liberalizim deri ne kete kohe148 ka thene Rexhepi.

Rexhepi gjate takimit me eurodeputeten Lunacek ka diskutuar edhe per zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Ai njoftoi pas takimit se Parlamenti Europian do te dergoje 7 perfaqesues te cilet do t146i monitorojne zgjedhjet.

Premtimet vazhdojne
Te henen Thaci ka vazhduar premtimet duke vene edhe nenshkrimin e tij ne nje marreveshje mirekuptimi me sindikalistet e kombinatit 147Trepca148 e cila parasheh rritje te pensioneve per 20 euro nga 1 janari i vitit qe vjen per rreth 3700 minatore.

Sipas Kryeministrit ne doreheqje institucionet e Kosoves i kane borxh minatoreve qe te kujdesen per nje jete me te mire dhe krijimin e vendeve te reja te punes per femijet e te gjithe sic i quajti ai 147luaneve te nentokes148.

147Pensionistet qe deri tani kane marre nga 80 euro nga janari 2011 do te gezojne pensionet nga 100 euro pensionistet prej 50 euro nga janari 2011 pensioni i tyre do te jete 70 euro. Do te behet rritja e stipendive nga 30 ne 50 euro dhe implementimi i kesaj marreveshje do te behet nga autoritetet shteterore te Republikes se Kosoves148 ka thene Thaci.

Kreu i PDK146se ka takuar te henen edhe Myftiun Naim Ternava si dhe ka paralajmeruar takime edhe me kreret e bashkesive tjera fetare.

Thaci premtoi se pozita e bashkesive fetare ne mandatin e ri katervjecar do te trajtohet me ligj sikur ne vendet evropiane.

147Jemi dakorduar qe definitivisht te rregullohet me ligj pozita juridike e bashkesive fetare te kete mbeshtetje financiare per bashkesite fetare duke u bazuar ne standardet bashkekohore qe rregullojne kete ceshtje dhe respektimi i te drejtave dhe lirive fetare te njeriut qe do te behet sipas parimit te diskriminimit dhe standardeve evropiane148 ka thene Thaci.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›