E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova dhe Zvicra me marreveshje per sherbimet ajrore

Nga Express me 29 nentor 2010 ne ora 2057

Ministri i Transportit dhe Poste-Telekomunikacionit Fatmir Limaj dhe ambasadori i Zvicres ne Kosove Lukas Beglinger do te nenshkruajne neser marreveshje dypaleshe ne lidhje me sherbimet e rregullta ajrore mes Kosoves dhe Zvicres.

Kjo marreveshje thuhet te jete ne perputhje me frymen liberale te tregut te lire dhe mundeson liri te pakufizuara trafiku per kompanite e rregullta ajrore te te dy vendeve.

Behet e ditur se udhetaret do te kene mundesi me te medha fluturimi midis Kosoves dhe Zvicres me cmime me te lira dhe pa ngritje te paarsyeshme te cmimeve gjate sezonit veror.

Regjimi liberal i trafikut ajror midis Kosoves dhe Zvicres i implementuar edhe me pare nga MTPT-ja permes nje memorandum mirekuptimi me shtetin zviceran ka mundesuar hyrjen e kompanive te reja ne treg sherbime me te mira dhe cmime me te uleta per udhetaret.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›