E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani, 2 të vdekurnga virusi i Nilit

BUKURESHT- Dy persona kanë humbur jetën në Rumani, të cilët ishin të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor, konfirmoi sot Ministria rumune e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave të kësaj ministrie, me këtë virus janë infektuar në Rumani shtatë persona.

Ky virus u zbulua për herë të parë në rajon në fund të korrikut në Greqi, ku deri tani kanë humbur jetën nëntë persona, ndërsa mbi 100 të tjerë janë infektuar.Virusi i rrallë shkakton meningjit dhe encefalit, por vdekja ndodh në pesë për qind të të sëmurëve.

Viktimat e virusit zakonisht janë persona të moshës së tretë. Virusi mban emrin e Nilit Perëndimor pasi për herë të parë është zbuluar në Ugandë, në vitin 1937, në krahinën Nili Perëndimor. Në disa vende kjo sëmundje quhet edhe ethet e Nilit.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›