Italia dhe Turqia E nevojshme pjekuria politike
Ministria e Jashtme turke ben thirrje per zgjidhje te krizes aktuale me qetesi dhe dialog. Nepermjet ambasades se saj ne Tirane ministria turke shprehu keqardhjen per humbjen e jeteve te tre personave dhe plagosjen e dhjetera shtetas te tjere. Me kete rast i shprehim ngushellimet popullit mik dhe vella shqiptar dhe urojme sherim te shpejte per te plagosurit. Shpresojme se perballe ketyre zhvillimeve populli shqiptar do te veproje me pjekuri demokratike sipas normave kushtetuese dhe me maturi dhe se kriza aktuale do te zgjidhet me qetesi dhe dialog - thuhet ne deklaraten per shtyp te ministrise se jashtme turke. Edhe ministria Jashtme italiane beri apel per vetepermbajtje dhe qetesi. Ne deklaraten e zedhenesit te ministrise se Jashtme ne Rome Mauricio Masari thuhet se duke pare situaten ne Tirane Italia ben thirrje per qetesi dhe permbajtje nga te gjitha palet. Ftojme te gjitha forcat politike qe te zgjidhin permes dialogut dhe dialektikes normale ne parlament ceshtjet qe kane mbetur pezull pasi aktet e dhunshme jane te papranueshme - perfundoi Masari.