E Diel, 1 Nëntor 2026

BE qeverise Nuk na takon ne te hetojme per 21 janarin

Nuk i takon Bashkimit Evropian te thote se kush eshte pergjegjes per ngjarjet e ndodhura me 21 janar. Keshtu u shpreh Natasha Butler zedhenesja e Komisionerit per Zgjerimin ne nje deklarate per shtyp. Reagimi i saj vjen menjehere pasi kryeministri Berisha deklaroi paraditen e sotme se do te kerkonte hetues nderkombetare per ngjarjet e ndodhura diten e premte gjate protestes se opozites ku tre vete u vrane me arme zjarri nga Garda e Republikes.

Mbeshtesim principet e nje hetimi ne menyre gjitheperfshirese tha Butler teksa vijoi se menyra per te dale nga kriza duhet te gjendet nga vete forcat politike te vendit. Ajo tha se situata ne vend po ndiqej me kujdes nga nderkombetaret teksa u beri thirrje lidereve qe te evitonin perseritjen e dhunes dhe te fokusoheshin tek zgjidhjet. U takon lidereve te tregojne maturi dhe si takon BE-se te thote se kush eshte pergjegjes per ngjarjet e 21 janarit.

Butler theksoi se nga ana e Bashkimit Evropian lidereve u ishin bere te ditura kriteret qe duhet te permbushnin prej te cilave rendesi te madhe ka bashkepunimi ne parlament si dhe funksionimi i demokracise. U takon atyre te permbushin kerkesat tha Butler nderkohe qe u shpreh se i takonte drejtesise shqiptare qe te hetonte per pergjegjesine e 21 janarit.
Paraditen e sotme kryeministri Berisha teksa akuzoi Ramen per protesten e se premtes duke e kercenuar ate ne nje mos riperseritje te situates tha se do te kerkonte hetues nderkombetare per ceshtjen.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›