Topi dhe Haxhinasto mbledhin ambasadoret Mbrojtje institucioneve
Kreu i shtetit Bamir Topi mblodhi dje ne seline presidenciale ambasadoret e SHBA-se KE-se dhe vendeve te Bashkimit Evropian me te diskutoi situaten politike ne vend te krijuar pas demonstrates se opozites se shoqeruar me akte dhune me 21 janar 2011 ne Tirane. Presidenti i Republikes Bamir Topi nisi nje sere takimesh me ambasadore te vendeve te huaja te akredituar ne Shqiperi per tu konsultuar ne lidhje me situaten e krijuar ne Shqiperi pas trazirave te djeshme. Kreu i shtetit u takua me ambasadoren britanike Fiona McIlwham ambasadorin amerikan Alexander Arvizu ambasadorin e delegacionit te BE-se Ettore Sequi etj. Ai diskutoi me ta ne lidhje me gjendjen politike ne vend ku beri thirrje per qetesi dhe bashkepunim mes paleve me qellim shtensionimin e situates. Nderkohe qe situata po precipitonte ne dhune ne bulevardin Deshmoret e Kombit ne Tirane Presidenti i Republikes Bamir Topi beri thirrje te premten per maturi dhe kujdes si dhe ftoi klasen politike per dialog paqesor. Aktet e dhunes jane denuar nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes BE KE Italia dhe Gjermania.
Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme z. Edmond Haxhinasto thirri ne nje takim ambasadoret e vendeve anetare te NATO-s dhe BE-se. Me heret edhe zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem informoi ambasadoret per protestat e djeshme te dhunshme te opozites si dhe per situaten e krijuar ne Tirane. Z. Haxhinasto theksoi se kjo demonstrate e thirrur nga Partia Socialiste kaloi ne dhune sipas skenarit te paralajmeruar pavaresisht thirrjeve te komunitetit nderkombetar per nje demonstrim paqesor dhe duke respektuar institucionet kushtetuese. Z. Haxhinasto vleresoi qendrimin e komunitetit nderkombetar para gjate dhe pas protestave te dhunshme duke shprehur falenderime te vecanta per qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes si dhe per OSBE-ne BE-ne dhe vende te tjera mike.Z. Haxhinasto theksoi se partite politike duhet te mbajne pergjegjesi te plote per aktivitetet qe ato organizojne dhe ti udheheqin ato deri ne fund. Ne Shqiperi - tha ai - institucionet nuk mund te merren me dhune sepse ekzistojne dhe jane funksionale te gjitha hapesirat dhe institucionet e nevojshme demokratike per te adresuar cdo problem politik. Demonstrimet e dhunshme moren edhe jete njerezish per te cilat zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem Haxhinasto shprehu keqardhjen dhe dhimbjen me te thelle njerezore. Ai nenvizoi se hetimi i plote dhe i shpejte i ngjarjeve te djeshme eshte e vetmja menyre per te zbardhur se cfare ka ndodhur ne bulevardin e Tiranes. Haxhinasto siguroi perfaqesuesit e huaj se institucionet e vendit dhe rendi kushtetues do te ruhen dhe qeveria shqiptare eshte e vendosur te vazhdoje me tej me axhenden integruese dhe per zhvillimin e prosperitetin ekonomik te vendit si dhe me axhenden e saj rajonale e nderkombetare.