E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha - Rames Pagove bandat policet zbatuan ligjin

Berisha Te merkuren miting kunder dhunes. Nuk pushtohen institucionet e nje vendi anetar te NATO-s

Kryeministri i vendit Sali Berisha njoftoi dje se demonstrates se dhunshme te organizuar diten e premte nga opozita qytetaret e Tiranes do ti pergjigjen me nje miting paqesor diten e merkure. Kjo sipas tij per ti dhene botes mesazhin se aktet e dhunes do te fshihen nga kujtesa. Njoftoj mbajtjen e nje mitingu paqesor diten e merkure per te dhene mesazhin qe pret bota e qyteteruar nga Shqiperia dhe qe aktet e shemtuara te dites se djeshme te fshihen sa me shpejt nga memoria - deklaroi z. Berisha. Duke folur ne nje konference per shtyp Berisha paralajmeroi lidershipin e opozites se do te perballet me pasojat per organizimin e dhunes se dites se pardjeshme qe u mbyll me tri viktima.

Kryeministri Sali Berisha akuzoi ne nje konference per shtypkryetarin e Partise Socialiste Edi Rama se eshte autori kryesor per vdekjen e civileve pardje gjate demonstrates para selise se qeverise. Berisha theksoi se bandite e vandale tentuan por deshtuan qe nen thirrjen e Rames te pushtonin Kryeministrine. Kreu i qeverise deklaroi se cdo tentative e ngjashme do te marre reagimin e policise dhe ndeshkim.
Kryeministri deklaroi se Rama po perpiqet te laje duart nga krimi i tij i shemtuar.
Edvin Kristaq Rama se bashku me dy ish-ministrat e diktatures Ruci e Gjinushi deshtoi me skenarin pucist te pushtonte Kryeministrine. Rama ti dje drejtove nga lokalet e Fidelit pucin e marrjes se pushtetit me dhune. Ti qe u deklarove shqiptareve se nuk do te kontrollojme popullin por ishe ti qe shprehe gezimin e papermbajtur per jetet e humbura qe u paguan me 20-30 mije leke per dhunen.
Sipas Berishes turma qe ndodhej ne demonstrate ishin banda te armatosura dhe kriminele. Berisha tha se ndaj tyre ne cdo forme do te veproje ligji.
Dy fjale per kriminelet banditet qe u bene shkas per 4 viktima. Ju garantoj se cdo shkelje ligji dhe dhunimi i tij do te merrni pa asnje diskutim ndeshkimin me te merituar. Nuk ka force ne bote qe te pushtoje institucionet demokratike te nje vendi anetar te NATO-s. Nje armik i jashtem nuk mund ta beje kete pa u perballur me pare me anetaret e NATO-s. Por as banditet nuk e bejne kete pa u perballur me ligjin.
Z. Berisha garantoi se do te mbeshtese policine ne cdo veprim te saj. Kryeministri e cilesoi si veper terroriste antikushtetuese dhunen e ushtruar pardje nga protestuesit ndaj forcave te policise dhe institucioneve.
Te dashur qytetare une perjetova ate qe ndodhi me forcat e policise. Banda kriminale trafikantesh kane hedhur shishe Molotov u kapen me arme. Une shpreh mbeshtetje per Policine e Shtetit trupat e Gardes se Republikes per qendresen heroike. Ne cdo perballje me krimin me bandat do kene ne anen e tyre nje mbeshtetje te plote Kryeministrin dhe qeveritaret. Kreu i qeverise tha se qytetari ka te drejte te protestoje por paqesisht.
Perulem para te drejtave lirive dhe te drejtave themelore te drejten per te protestuar ne menyre paqesore. Berisha vuri ne dukje se aktet e dhunes kane qene nje skenar i organizuar nga Edi Rama dhe njerezit e afert me te te cilet rekrutuan sipas tij kontigjente te krimit te organizuar. Kreu i qeverise akuzoi me tej liderin e socialisteve se ka manipuluar mediat duke i perdorur ato per te montuar videon Meta-Prifti dhe per te mos treguar pamjet reale te demonstrates. Je ti zoti Rama shkelja e parimeve kushtetuese qe montove videon per te akuzuar Kryeministrin. Je ti Edvin Kristaq Rama qe drejtove sulmin para Kryeministrise dhe qe me pas mediat te kthyera ne hanxharin tend dhane pjese te tjera - ka theksuar Berisha i cili ka paralajmeruar te gjithe mercenaret e akteve te dhunes se do te perballen me drejtesine. Kreu i qeverise mohoi kategorikisht te jete qelluar me arme zjarri nga zyrat e Kryeministrise duke nenvizuar se policia dhe garda kane zbatuar vetem ligjin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›