Kontrabanda e naftes akuza nis 7 leter-porosi

Prokuroria kerkon te dhena per sasite e naftes se eksportuar nga Shqiperia drejt disa vendeve europiane
TIRAN- Task-Forca e prokurorise se kryeqytetit ka nisur shtate leter porosi ne drejtim te vendeve ku rafinerite e tyre blinin mbetjen naftes te njohur si virgine qe perpunohej ne kompanine Albpetrol ne Shqiperi.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te organit te akuzes ku sipas tyre jane nisur leter-porosi per ne shtetet Turqi Maqedoni Itali Gjermani Greqi Kosove dhe Serbi ku mendohen se kane perfunduar mbetjet e naftes te njohur me emrin virgin.
Sipas ketyre burimeve mesohet se mbetjet e naftes virgine dyshohet se kane perfunduar ne keto shtete diku per shitje ne treg dhe diku per perpunim. Kemi derguar shtate leter-porosi per te krahasuar naften e exportuar nga Shqiperia ne drejtim te ketyre shteteve ku ne disa vende do te perpunohen perseri mbetjet e naftes dhe ne disa vende do te perzihej dhe shitej ne treg.
Presim pergjigjet e tyre per te saktesuar dhe krahasuar me shifrat te cilat jane marre ne kompanine Albpetrol nga ku kane dale tonelata te shumta mbetjesh virgin per eksport jashte Shqiperise-thuhet nga prokuroria. Sipas ketyre burimeve dyshohet se sasia e nxjerre nga kompania Albpetrol per export nuk ka perfunduar e gjitha jashte por ajo eshte perpunuar dhe shitur si nafte D2 apo edhe D1.
Tashme jane sekuestruar materialet shkresore zyrtare ne doganen e portit te Durresit dhe Vlores dhe sekuestrimi i materialeve flete hyrjeve dhe daljeve ne kompanine ARMO dhe Albpetrol.
Gjithashtu jane sekuestruar praktikat e tre kompanive private te cilat nga 2007-09 ishin licencuar per ekportimin e naftes Virgin jashte territorit shqiptar. Te gjitha keto shifra do te krahasohen me ata qe pritet te vijne me ane te leter-porosive per te zbuluar mosperputhjet e theksuara qe dyshohet se ndodhen.
Pasi dyshohet se nga kompania Armo tri kompanite private kane nxjerre nje sasi te konsiderueshme nafte Virgin per eksport por vetem nje sasi e vogel e saj ka dale jashte Shqiperise-thuhet nga prokuroria.
Keto tre kompani dyshohet se vec transportit me bote te naftes Virgin ne drejtim te portit dhe pikave te depozitimit te tyre kane nxjerre sasi te konsiderueshme edhe nepermjet tubacioneve te instaluara brenda kompanise Armo te cilat kishin destinacion depozitat e tyre jashte territorit te ndermarrjes se perpunimit te hidrokarbureve.
Gjysma e sasise se naftes virgin dergohej ne Itali ndersa pjesa tjeter mbahej ne Shqiperi. Nafta regjistrohej sikur do eksportohej por ne te vertete i dergohej nje kompanie me baze ne Fier Lushnje dhe Durres ku perzihej me nafte normale. Perzierja behej ne dy depo te kesaj kompanie ne Fier dhe ne zonen e Durresit.
Pas perzierjes nafta tregtohej ne pika te ndryshme karburanti. Kjo metode pune sipas prokurorise i ka sjelle organizatoreve te kontrabandes miliona euro fitime permes mospagimit te taksave dhe shitjes se kesaj perzierje ne treg me te njejtin cmim si nafta e paster.
fare eshte Nafta Virgin
Nafta bruto nxirret nga kompania shteterore Albpetrol dhe i kalon kompanise tjeter ARMO e cila e perpunon ne standardin D2. Ky lloj karburanti perdoret nga mjetet bujqesore dhe mjetet e tonazhit te rende. Mbetja e perpunimit te naftes D2 quhet Virgin e cila sipas te dhenave shteterore nese perpunohet me te gjitha makinerite ka serish nafte te paster. Nga perpunimi fitohet dicka me pak se 50 per qind e sasise se derguar per perpunim