E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet procesi i djegies se fleteve te votimit

Kodi Zgjedhor kerkon edhe firmen e nenkryetares. Subashi Projektvendimi eshte ndryshuar. Nuk kam ende urdher


TIRAN - Mazhoranca ka miratuar me force kartoni nisjen e procedurave per djegien e fleteve te votimit por i gjithe procesi mund te bllokohet per shkak te mungeses se nje firme. Behet fjale per firmen qe duhet te jape nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi e cila nga ana e saj eshte shprehur qarte kunder djegies se fleteve.


Pika 3 e nenit 20 te Kodit Zgjedhor i njejti Kod ku eshte bazuar edhe djegia e fleteve te votimit percakton se asnje akt nuk eshte i vlefshem nese nuk merret edhe firma e nenkryetares Subashi. Kryetari i ushtron kompetencat se bashku me zevendeskryetarin.


Te gjitha aktet e nxjerra ne baze te shkronjes b te pikes 1 te ketij neni behet fjale per urdhrat e brendshem nenshkruhen edhe nga Zevendeskryetari perndryshe jane te pavlefshme. Bejne perjashtim rastet kur Kryetari ose Zevendeskryetari nuk ushtrojne funksionet per arsye objektive - thuhet ne Kod.


Perplasja


Nenkryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Deshira Subashi deklaroi dje se vendimi per hapjen e kutive te dokumentacionit zgjedhor dhe djegien e fleteve te votimit eshte marre mbi nje projekt/akt te ndryshuar nga ai i shtatorit 2010 ku i gjithe procesi bazohej mbi nje udhezim i cili dergonte edhe listat e zgjedhesve ne arkivin e shtetit.


Ka disa elemente te cilet jane shmangur ne vendimmarrjen e KQZ-se. Do ta filloj me nje dispozite te ketij udhezimi pikerisht me nenin 5 te ketij udhezimi i cili thote perberja e komisionit per hapjen e kutive te votimit eshte administrata e KQZ-se qe kryen kete operacion pune. Po ta shikoni vendimmarrjen e fundit te KQZ-se e ka ndryshuar kete dispozite nuk e ka marre parasysh.


Por i ka dhene te drejten kryetarit te KQZ-se te ta ngreje ai kete komision. Se dyti ne nenin 6 te ketij udhezimi percaktohet qe lista e votuesve te shkoje ne Arkivin Qendror te Shtetit - sqaroi Subashi. Ajo ben te ditur se ende ne tavolinen e saj nuk ka mberritur urdhri i kryetarit Ristani per perberjen e komisionit. Por nga ana tjeter kreu i KQZ-se Arben Ristani shprehet i vendosur per ti shkuar deri ne fund procesit te djegies se fleteve te votimit vendim te cilin administrata qe ai drejton e mori me 29 dhjetor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›