Nje jete me violoncel
shte bere pothuajse e zakonshme qe midis rretheve artistike botimet e reja shqiptare mbi muziken te pershendeten si ngjarje te rendesishme. Ne me te shumten e rasteve vleresimi mban parasysh numrin e paket te botimeve dhe jo vleren e vertete te tyre.
Libri Gjergj Antoniu - nje jete me violoncel me autore Prof. As. Dr. Ilirana Demen i largohet shume ketij qendrimi rutine qe ne fund te fundit nuk sjell gje tjeter vecse perligjjen ne emer te mungeses se botimeve mbi muziken te cdo lloj teksti qe mund te plotesoje numrin e duhur te faqeve qe do te kerkonte hartimi i nje libri.
Perkundrejt kesaj Gjergj Antoniu - nje jete me violoncel eshte nje punim monografik serioz i cili paraqitet i arritur per disa arsye midis te tjerash sepse merret ne thellesi me problemet e artit te interpretimit sepse shenon nje nder arritjet me te mira te muzikologjise shqiptare te fushes dhe ceshte me kryesorja sepse i kushtohet nje prej instrumentisteve te shkelqyer te skenes muzikore shqiptare.
Ne faqet 192-193 te librit te saj autorja citon nje paragraf prej Poetikes muzikore te Igor Stravinskit shte e drejte dhe e natyrshme ti kerkojme edhe interpretit nenshtrimin dhe kulturen qe i kerkojme krijuesit.
Sepse qe te dy do te gjejne ne to lirine ne plotesine e saj te skajshme dhe ne fund te fundit edhe nese jo pernjehere suksesin e vertete shperblimin e ligjshem te interpreteve te cilet ne shpalosjen e virtuozitetit te tyre me te shkelqyer ruajne ate modesti dhe ate vetepermbajtje te shprehjes qe eshte vula e artisteve te sojme.
Qe Gjergj Antoniu eshte nje interpret i ketij soji per te cilin flet Stravinski pra i sojit te sojme kjo perben dicka te ditur dhe te pranuar gjeresisht prej atyre qe e kane njohur dhe ndjekur ne skene.
Por pikerisht ketu qendron edhe veshtiresia e gjykimit dhe trajtimit pasi studiuesit i duhet te perballet dhe te matet me te. Kjo ka qene sfida e madhe ne mos me e veshtira me te cilen i eshte dashur autores te ndeshet dhe qe ajo e ka perballuar me se miri.
Nga ana tjeter per nje muzikant si Antoniu kompleksiteti i artit te te cilit eshte ngritur dhe trupezuar mbi nje teresi hallkash dhe procesesh te gjata te vetedijshme dhe ndoshta shteruese te punes laboratorike mbi imtesite dhe fshehtesite qe mund te kerkohen dhe zbulohen vecse prej nje artisti vertete te sojme puna e studiuesit behet po aq kerkimore po aq e imet dhe analitike sa ajo e vete artistit.
Pervoja e gjate dhe shume e pasur interpretative e Gjergj Antoniut eshte si nje miniere mineralesh te cmueshme te cilat kerkojne te zbulohen dhe te vleresohen. Ne kete veshtrim monografia e Iliriana Demes paraqet nje pune te lodhshme kerkimore dhe studimore nje tjeter detyre po aq e veshtire qe ajo e ka permbushur permes nje metodologjie te sakte dhe sistematike.
Midis fakteve impresionante dokumentare te cilat perfshijne nje mori veprash dhe koncertesh autorja ka ditur te ndalet ne realizimet me te rendesishme duke ndjekur ne proces zhvillimin e vrullshem artistik dhe intelektual te Antoniut dhe duke shenjestruar disa prej cilesive me te spikatura te individualitetit te tij thellesine dhe ekspresivitetin e tingullit ndjeshmerine dhe kantilenen e frazimit muzikor vibraton stilistike shumanshmerine e realizimit te saj ne vartesi te autoreve dhe stileve aftesine e rralle organizative te njesive dhe strukturave te medha muzikore.
Ne nje kapitull permbledhes te librit te quajtur Individualiteti trajtimi edhe me i specifikuar i ketyre parametrave interpretativ i jep analizave nje veshje shume me te pergjithesuar thellesisht profesionale.
Midis ndalesave te ndryshme qe i kushtohen cilesive te vecanta te lojes instrumentale te Antoniut vecohet sidomos trajtimi mbi tingullin dhe ritmin.
Prej cilitdo studiuesi serioz qe mund te shkruaj per nje interpret te skenes muzikore njohurite me te domosdoshme te fushes jane sidomos dy njohja ne vetvete e artit te interpretimit dhe njohja e muzikes si te tille pra te ceshtjeve si ato qe kane te bejne me gjuhen stilin me marredheniet me epoken etj. Iliriana Dema i ka hyre punes per hartimin e ketij studimi duke qene e pajisur me keto mundesira cka i ben bindese disa here edhe mbreselenese analizat mbi interpretimet qe Antoniu u ka bere veprave dhe autoreve te vecante grup autoreve te drejtimeve te ndryshme muzikore por edhe periudhave shume te ndryshme te cilave u perkasin nje pjese e mire e veprave te repertorit te tij.
Keshtu ne analizen e interpretimit te koncertit te A. Dvok-ut 1980 midis te tjerash trajtohet me shume interes ceshtja e tingullit te kerkuar prej Antoniut duke bere nje dallim te qarte midis vecorise se qenesishme dhe te kahershme te thellesise fuqise se tingullit te tij si mjet ekspresiv dhe tingullit cilesisht te madh qe vepra kerkon nje tingull qe ajo e quan si veshje lendore te muzikes.
Koncertit te vitit 1984 me vepra te autoreve shqiptare i cili njihet si nje nder arritjet e rendesishme te karrieres artistike te Antoniut jo pa qellim i eshte kushtuar nje vemendje e vecante.
Sic dihet Gjergj Antoniu si rralle kush ka interpretuar thuajse gjithcka eshte shkruar prej kompozitoreve tane per instrumentin e tij madje duke e pasuruar kete repertor edhe me transkriptime te bera prej atij vete.
Ne llojin e vet ky koncert qe i pari qe mbahej ne Shqiperi ndersa ne biografine artistike te Antoniut ai u vijua prej interpretimeve te tjera te shkelqyera te muzikes shqiptare per celo te krijuar ne fund te viteve 80 dhe sidomos gjate viteve 90.
Vleresimi i pergjithshem i lojes se Antoniut per keto pjese te vogla instrumentale me fjalet e autores eshte ... ketu vecanerisht spikati prirja per detajime te rafinuara te figurave muzikore realizime te qendisura me dashuri dhe finese qe te kujtojne punimet artizanale ne filigran.
Ky vleresim buron prej analizave te detajuara permes te cilave loja e Antoniut zberthehet ne imtesi me mozaikun e plote te ngjyrave ndjeshmerive karaktereve rafinesave tingullore etj duke arritur deri edhe ne trajtime te guximshme mbi disa kerkime te tij ne drejtim te pergjithesimit artistik te formave interpretative me ngjyrime kombetare.
Do te mjaftonte kjo per te legjitimuar mendimin e shprehur se interesi i vecante i Antoniut per interpretimin e veprave te autoreve shqiptare qe nje nxitje e tij e brendshme nje mision ndaj asaj muzike i pa imponuar nga faktore te tjere te jashtem.
Prej kendej ai i kushtoi interpretimit te tyre te njejten perkujdesje si edhe veprave madhore te literatures violoncelistike duke deshmuar nje origjinalitet te tille te karakteristikave tingullore frazimeve dendesise dhe llojeve te vibratove te cilat mbajne qartesisht vulen e tij dhe deri me sot mbeten te paperseritshme.
Koncerti Portret instrumentisti shqiptar 1996 me pianisten Nora ashku mund te quhet si nje kulm i persosjes artistike te Antoniut. Cilesia interpretative e tij ne kete periudhe hyri ne nje stad te ri te percaktuar jo vetem prej plotesimit artistik dhe intelektual por dhe prej mundesise per te luajtur muzike bashkekohore.
Ne analizen qe i ben ketij koncerti I. Dema tregon ne menyre bindese se loja e Antoniut ndricohet nen nje drite te re qe perfshin ato hapesira te skajshme lirie per te cilat ben fjale Stravinski ne Poetiken muzikore.
Si nje punim monografik i zgjeruar libri krahas vleresimeve artistike dhe biografise jetesore te muzikantit plotesohet ne linja te tjera te domosdoshme. Ne funksion te zberthimit artistik te figures te Antoniut jepet nje pasqyre e qarte e kontekstit muzikor shqiptar te viteve 1970-2000 duke vecuar disa prej bashkepunimeve kryesore te tij me artiste te njohur te skenes muzikore shqiptare midis te cilave interes te vecante zgjojne trajtimet krahasimore te interpretimit te tij ne pershtatje me kerkesat e lojes ne ansambel.
Ndersa kapitulli Pedagogu eshte i ndertuar permes intervistave me ish-studente te tij si dhe me vete Antoniun.
Dhe se fundi ashtu sikunder ndodh rendom ne sipermarrje te tilla autorja eshte e perthithur prej brendise se personazhit te saj e adhuron ate si artist dhe si natyre njerezore. Prej se kendejmi puna e studiueses ushqehet edhe me ato ndjeshmeri te nevojshme qe pervec fakteve dokumentare dhe analizave profesionale i japin tekstit te shkruar frymezimin e duhur permes te cilit ai zgjon kureshtje te plote dhe kenaqesi.