Kontrabanda e naftes krahasohet prodhimi shitja dhe eksporti
Merr forme ligjore hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranes per kontrabanden e naftes virgin. Ne nje hark kohor te 10 diteve hetuesit e ceshtjes kane vrapuar ne te gjithe Shqiperine per te marre te gjitha dokumentet qe hedhin drite mbi kontrabanden e pretenduar te naftes virgin nga ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti. Dy hetues te njesise Task-Force kane sekuestruar te gjitha provat shkresore. Fillimisht kane keqyrur Ministrine e Ekonomise vecanerisht Inspektoratin Qendror Teknik IQT dhe Drejtorine e Auditit te Brendshem duke marre prej andej te gjitha raportet per kete skandal. Me pas kane kryer verifikime ne terren vecanerisht ne Qarkun e Fierit. Jane ndaluar te kompania Albpetrol duke marre prej andej dokumentet origjinale te prodhimit te naftes virgin. Me pas kane shkuar te vendburimet e kesaj nafte dhe kane zbardhur nje pjese te mire te itinerarit.
Kane mesuar se me eksportet e ketij produkti merreshin tri kompani private. Hetuesit kane investiguar per keto kompani dhe pas sekuestrimeve te bollshme te dokumentacionit i kane identifikuar dhe u kane marre shkresat e nevojshme. Te gjitha te dhenat u jane servirur drejtuesve te Prokurorise se Tiranes te cilet kane urdheruar se duhet kontroll edhe te portet e naftes. Eumlshte marre kontakt me Portin e Vlores Durresit e Lezhes duke marre prej andej dokumentet perkatese.
SekuestrimiProkuroria e Tiranes deklaron se hetimi per kete akuze publike te leshuar nga ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti eshte kompleks dhe do te duhet nje kohe e nevojshme per te percaktuar nese ka shkelje nga kompani dhe individe te vecante. Hetimet jane shtrire edhe te kompanise private qe e kane eksportuar kete nafte jashte Shqiperise. Sipas ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti kompani private blinin naften virgin nga ARMO me qellim eksportimin e saj per ta perpunuar ne rafinerite e Italise dhe Gjermanise. Mirepo sipas Priftit pertej ketij skenari vihet ne jete nje plan i dyte ku keto firma private ne bashkepunim edhe me institucione shteterore si Drejtoria e Doganave Tatimet dhe Policia e Shtetit kryenin falsifikimin e dokumentacionit duke raportuar se kjo sasi nafte eksportohej por ne fakt ajo shperndahej ne depozitat e karburanteve. Keta te fundit naften virgin e perzienin me naften D1 dhe D2 me qellim shtimin e sasise e me pas e tregtonin ate me cmim shume te larte.
KrahasimiDokumentet e sekuestruara ne terren pritet te krahasohen me deshmite e regjistruara ne Prokurorine e Tiranes. Paraprakisht dyshohet se midis dokumenteve te sekuestruara ne disa institucione ka pasaktesi dhe mosperputhje shifrash megjithate hetimet e mevonshme do te saktesojne nese behet fjale per nje veper penale. Prokuroria thote se nga kontrabanda e naftes nuk perjashtohet asnje institucion qofte kjo edhe Policia e Shtetit e cila ka kryer disa aksione per bllokimin e kamioneve qe udhetonin ne rruget nacionale. Mesohet se qellimi i ketyre aksioneve ka qene verifikimi i kushteve teknike pasi nga qytetaret kishte mjaft ankesa per sa i perket eres se rende qe vinte nga nafta pasi kamion-cisternat udhetonin apo zbraznin lenden djegese me tuba ventilimi te hapur. Gjate kryerjes se ketyre operacioneve jane aplikuar kontrolle tek autobotet qe transportojne nafte benzine dhe vajra per te matur sasine e perqindjes se elementeve te demshem perberes si squfuri etj. Mesohet se te gjitha keto operacione jane kryer ne bashkepunim me punonjesit e Drejtorise se Doganave. Te gjitha keto te dhena po krahasohen dhe ne fund do te percaktohet rrjedha e mevonshme e hetimeve ku nuk perjashtohen as marrja ne pyetje e krereve te policise dhe te ministrave te Ekonomise.