E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontrabanda, kapen konfeksione të fshehura në një makinë

Korçë, 27 prill, NOA Të fshehura në një makinë, shumë mallra konfeksionale janë sekuestruar nga forcat e policisë së Korçës.

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA duke sqaruar se ato ndodheshin në mjetin tip Benz me targë KO 2082 B, i cili është në pronësi të 44-vjeçarit Andon Nikolla, banues në fshatin Goricë e Vogël të Korçës.

Ndaj tij, mësohet se kanë nisur procedimet penale në gjendje të lirë, për veprën penale Tregtim i mallrave kontrabandë, parashikuar nga neni 178 i Kodit Penal.

Ndërsa materialet proceduriale i kaluan prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›