E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në protestën e Durrësit: Qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim

Më shumë lajme nga Politika

Foto të tjera, te Galeria

Durrës, 26 prill, NOA Qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim qëkur ka ardhur në pushtet duke vjedhur votën, as për uljen e çmimeve dhe as për shtimin e vendeve të punës.

Kjo ka qenë akuza kryesore që ka ngritur nga sheshi kryesor i Durrësit, kryesocialisti Edi Rama, përmes fjalimit të mbajtur në protestën e organizuar prej opozitës pasdite në qytetin bregdetar.

Nga 160 vende pune që premtoi qeveria, kanë shkurtuar rreth 70 mijë të tilla që prej vitit 2009 dhe vendet e vetme të punës që ajo ofron janë ato në administratë ku nuk paguan me paratë e saj, por me tuajat, u është drejtuar Rama protestuesve të Durrësit.

Sipas tij, populli e mban të lidhur qeverinë me votën që do të thotë se ajo është e vëmendshme në lidhje me mënyrën sesi i plotësohen kërkesat prej saj.

Por në momentin që kjo votë vidhet, qeveria nuk është e interesuar ti plotësojë kërkesat e tij. Duke garantuar që ajo i merr votat edhe kur nuk ia japin, qeveria punon vetëm për të nxjerrë përfitime personale, sqaroi kreu i selisë rozë lidhur me një fakt të tillë.

Në fund, ai u bëri thirrje njerëzve në sheshin e Durrësit se ky pushtet duhet rrëzuar pasi vendi rrezikon të kthehet në një republikë vetëm për ata që i shërbejnë pushtetit, ndërsa të tjerëve do tu shkelet çdo liri dhe e drejtë.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›