E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacioni Çarku 6, kap 9 persona të shpallur në kërkim

Elbasan, 27 prill, NOA Plot nëntë persona të shpallur në kërkim kanë mundur të vihen në prangat e forcave policore të Elbasanit, në kuadrin e operacionit të koduar Çarku 6 .

Lajmi konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dijeni se i pari në listë është 46-vjeçari me inicialet A.S, i cili akuzohet për veprën penale Vjedhje, e cila parashikohet nga neni 134 i Kodit Penal.

Ndërsa i dyti, me inicialet S.S, akuzohet për veprën penale të Plagosjes së rëndë me dashje, e cila parashikohet nga neni 89 i Kodit Penal.

Por forcat e policisë kanë kapur edhe 22-vjeçarin me inicialet R.K, i cili akuzohet pasi ka dezertuar nga ushtria.

Një tjetër i kapur si person i shpallur për kërkim për vjedhje është edhe ai me inicialet

Sh.B, ndërsa i kërkuari 24-vjeçar me inicialet S.B, akuzohet për plagosje, si bashkëmoshatari tjetër i tij me inicialet E.B.

Në fund të listës së të ndaluarve rezultojnë të jenë tre persona të tjerë, përkatësisht me inicialet K.D, F.G dhe I.K, të ndaluar përkatësisht për veprën penale të Vjedhjes, Mashtrimit dhe Mosdhënies ndihmë për jetesë.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›