Kapen në kufi 2 klandestinë, paguan me 200 euro secili trafikantin

Kapshticë, 27 prill, NOA Ndërsa tentonin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin, dy klandestinë janë kapur nga forcat policore të Kapshticës në vendin e quajtur Gryka e Ujkut, në afërsi të fshatit Tren të Devollit.
Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se të ndaluarit janë 26-vjeçari Bedri Pallani, lindur dhe banues në Roshnik të Beratit, 17-vjeçari me inicialet A.D., lindur dhe banues në Duhanas të Beratit.
Ndërsa 50-vjeçari Xhafer Muço, lindur dhe banues në Kozarë të Kuçovës, i ndaluari i tretë, u zbulua se ishte trafikanti i të dyve, i cili i priste në tokën greke, pasi u kishte marrë nga 200 euro të rinjve të lartpërmendur.
Prandaj, ai u arrestua në flagrancë për kryerjen e veprës penale Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.
n.e/NOA