Kontrabanda, pranga një tregtari dhe një doganieri në Kakavijë
Pëllumb Kaziu, 37 vjeç, futi nga Greqia 16 televizorë plazma. Në momentin e kalimit të mallit, doganier ishte Agron Basha
Gjirokastër – Një tregtar tiranas është vënë në pranga pasi nuk kishte zhdoganuar televizorët e tij plazma në Doganën e Kakavijës i ndihmuar edhe nga doganieri i turnit, banor i Lazaratit, që shtirej edhe si polic i Krimit Ekonomik në Tiranë. Të dy personat janë vënë dje në pranga nga policia pas një operacioni të mirorganizuar.
Ngjarja
Antikrimi financiar në Policinë e Rrethit të Gjirokastrës ka arrestuar në mesnatën e së mërkurës një doganier dhe një tregtar mallrash elektronike. Tregtari nga Tirana Pëllumb Kaziu, 37 vjeç, kishte hyrë nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës nga Greqia me mjetin e tij Mitsubishi me një sasi malli prej 16 televizorësh plazma, gjashtë prej tyre ishin 32 polësh dhe 10 të tjerët ishin 40 polësh, për të cilët nuk kishte paguar asnjë detyrim doganor. Kaziu kishte kaluar kontrollin fizik të degës së Doganës së Kakavijës pa zhdoganuar asnjë nga mallrat e tij, gjë që i ka vënë në dyshim efektivët e sektorit të antikrimit ekonomik. U kërkua informacion për doganierin që ka qenë në detyrë në momentin e kalimit të mjetit dhe ka rezultuar se ai ishte Agron Basha, nga Lazarati, njëkohësisht edhe kryetar i këshillit të kësaj komune. Historia ka vijuar më tej me ndalimin e Agron Bashës, 43 vjeç, përgjatë aksit rrugor Gjirokastër-Tepelenë.
Mashtrimi
Ndërsa udhëtonte me mjetin e tij me xhama të zinj, Basha mbante fenelinë ngjyrë blu të ndezur mbi kabinë dhe tabelë të qarkullimit rrugor duke iu paraqitur efektivëve të policisë si oficer policie i Krimit Ekonomik në Tiranë dhe për mbajtjen e tyre paraqiti një autorizim të firmosur nga ish-kreu i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Krenar Ahmeti. Policia ka dyshuar se dokumenti mund të ishte fals, ndërsa gjatë shoqërimit ka zbuluar edhe që Basha ishte i dënuar në vitin 1995 për vjedhje me armë. Tri akuzat që rëndojnë mbi Agron Bashën janë: “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Përvetësim i titujve apo i detyrës shtetërore”, “Shpërdorim detyre”. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda për procedime të mëtejshme.
12 Mars 2009