Kontrabandë me naftë
Nga Express më 12 mars 2011 në ora 20:45
Policia në Mitrovicë ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollimit janë gjetur 100 litra naftë.
Pasi që i dyshuari nuk posedonte dokumente përkatëse, vozitësi së bashku me automjetin është dërguar në terminalin doganor, ku nga ana e zyrtarëve doganorë e tërë sasia e naftës është konfiskuar.
Pas kryerjes se procedurave doganore i dyshuari është liruar. Kurse rasti po hetohet.