E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie nga skela, plagoset muratori,

BERAT - Nje 55 vjecar, punetor ndertimi nga qyteti i Beratit ka rene pasditen e djeshme nga skela ku punonte. Xhemil Mucolli, banor i lagjes "Uznove", eshte plagosur rende ne vendin e tij te punes dhe eshte ne rrezik per jeten.. Babai i tre femijeve ka mberritur ne repartin e urgjences rreth ores 16:00. Ai eshte gjetur ne gjendje te rende ne oborrin e nje banese private, ku punonte per suvatimin e nje muri rrethues. Deshmitare ne vendngjarje i thane policise se punetori ndodhej mbi skele duke punuar, ndersa eshte pare te bjere nga nje lartesi prej afro 3 metrash. Burime nga personeli mjekesor thane se 55-vjecari ka marre mjekimin e pare, por ai kishte pesuar trauma te renda dhe ndodhet ne repartin e reanimacionit, nen terapi intensive. Policia e Beratit tha se nga hetimet e para rezulton se ngjarja ishte aksidentale.
E. Hazizolli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›