"Punetoret e siguruar, gabimi ne montimin e skeles"
Policia ka nisur hetimet dhe do te jete ajo qe do te nxjerre shkaqet e verteta te plagosjes se gjashte punetoreve diten e djeshme ne Fushe-Kruje. Shkaku paraprak i aksidentit pas kontrollit te inspektoreve ka rezultuar montimi i gabuar i skeles, ndersa firma i kishte siguruar te gjithe punetoret. Kete e deklaroi gjate nje prononcimi per mediat, kryetari i Inspektoratit te Punes, Thoma Mico, pasi doli dje nga Spitali Ushtarak, ku vizitoi te plagosurit ne Fabriken e Cimentos, pese nga te cilet jane te huaj dhe nje shqiptar. "Mendoj se shkak per aksidentin ka qene defekti ne montimin e skeles", tha ai. Mico sqaroi me tej se ne Fabriken e Cimentos jane ushtruar disa kontrolle kohet e fundit dhe gjithcka ka rezultuar ne rregull. Sapo eshte marre vesh ngjarja, ne drejtim te Fushe- Krujes jane nisur inspektoret e Inspektoratit te Punes, te cilet kane nisur kontrollin e dokumentacioneve. Punetoret e aksidentuar dje rreth ores 11:10, jane Dunkan Rethoford, 52 vjec, anglez, Llazi Stavenkovski, 55 vjec, maqedonas, Lajfi Jevernat, 27 vjec, jordanez, Besim Gashi, 37 vjec, maqedonas, Ali Sabah, 50 vjec, libanez dhe shqiptari Elidon Arapi, 25 vjec. "Ne e kemi kontrolluar kete firme shtate here deri tani per sigurine qe ofron dhe ne te gjitha rastet gjithcka ka qene ne rregull, nderkohe qe kemi lene dhe porosite tona, qe gjithmone jane plotesuar", u shpreh Mico. Mesohet se gjashte punetoret, qe ishin nen drejtimin e firmes sipermarrese maqedonase, kane qene duke veshur murin e furres se Fabrikes se Cimentos, me pllaka zjarrduruese. "Inspektoret ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe pas verifikimit te shkakut te ngjarjes do te merren masa. Por, dua te theksoj se firma eshte e licencuar dhe me pervoje", ka sqaruar Thoma Mico.
Deshmitari
Pellumb Merleshi, shqiptari nga Maqedonia qe dha alarmin per aksidentin, tregon se ka qene ne afersi te skeles, kur ka degjuar nje krisme te forte. "Vura re qe derrasat u cane dhe punonjesit perfunduan ne hinken e oxhakut, njeri pas tjetrin. Nderkohe qe edhe derrasat e skelave perfunduar pas tyre. Nuk kisha asnje mundesi per t'i ndaluar". Merleshi thote se ishte nder te paret qe mberriti ne ndihme te te plagosurve, ndersa nuk ka idene per shkaqet e aksidentit
A.Cena