Kontrabandë nafte në port, arrestohen 7 persona në Vlorë

Operacioni i policisë së Vlorës i koduar "Deti i Paster", ka zbuluar kontrabandën e naftës me anije peshkimi që vinte nga Greqia dhe Italia drejt Shqipërisë. E gjithë ky trafik ka vënë në pranga 7 persona, mes tyre edhe një punonjës i policisë kufitare. Drejtori i policisë së Vlorës, Artan Cuku, në një konferencë për shtyp jep detaje të këij operacioni.
“Më date 29.09.2012, rreth orës 22.00, Sektori Kundër krimit Financiar në Drejtorinë e Policisë së qarkut Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, finalizoi me sukses Operacionin Policor të koduar “Deti i Pastër”, ku si rezultat i një hetimi gjashtëmujor të kryer në funksion të procedimit Penal nr. 558 të vitit 2012, për veprën penale të “ Kontrabandës me mallra që paguhet akcize, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 172 dhe 25 te Kodit Penal, që lidhej me kontrabandën e naftës se importuar me anije nga Greqia dhe Italia, kryer kryesisht nga anijet që përdoreshin për gjuetinë e peshkimit, duke e shituar sasinë e naftës së importuar në kundërshtim me procedurat doganore, dhe aktet e tjera normative në fuqi, ku për pasojë kanë sjellë dëme të konsiderueshme monetare interesave të shtetit.
Në lidhje me sa sipër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• Muhamet Ismet Hunda, vjeç 50, pronari i anijes “ Maria Pija”.
• Trifon Bardha Lluçaj, vjec 20, me detyrë administrator i anijes ”Vlabona”.
• Erion Fatbardh Bode, vjec 20, punonjës, ekuipazh i anijes “Valbona”- Vlorë.
• Armando Avni Hoxha, vjec 27, puonjës-ejkujpazh i anijes “ Valbona”- Vlorë.
• Petrit Muharrem, mekanik në anijen “Valbona”.
• Eduart Kujtim Mehillaj, vjec 26, me profesion tregtar;
Gjithashtu, nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, Bahri Jahaj, me detyrë punonjës i Policisë për Kufirin & Migracion në Stacionin Triport te Drejtorisë se Kufirit dhe migracionit Vlorë, i cili u arrestua për veprën penale “Kontrabanda me mallrat që paguhet akcizë” dhe Shpërdorimi idetyrës” sqaroi Cuku.
Ndërkohë policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar :
"Anija e emërtuar "Valbona",
"Nje sasi nafte prej rreth 20 000 litra
"Autovetura e tipit benz me targe Vl 0366 C
"Autoveture e tipit "fjorine me targe AB 908 BL
"8 cope aparate celulare.