E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabandë nga Kapshtica,

Policia bllokon veshje me vlerë 30 mijë euro si dhe një automjet me të cilin transportohej malli


TIRANE- Dy persona u arrestuan mesditën e djeshme gjatë operacionit të koduar "Kapshtica II", të kryer nga Antikrimi Ekonomik, me akuzën e kontrabandës së mallrave në bashkëpunim.


Bujar Xhambazi, 33 vjeç, dhe Taulant Xhambazi, 23 vjeç, me banim në Tiranë, u arrestuan dje në rrugën kombëtare Elbasan- Tiranë, pranë fshatit Lundër, duke trasportuar mallra kondrabandë në automjetin e markës "Mercedes Benz" me targa KO 748A.


Në momentin e arrestimit të tyre, policia iu gjeti dhe iu bllokoi një sasi të konsiderueshme rrobash për femra dhe meshkuj kryesisht verore, që tranportoheshin në drejtim të kryeqytetit. Vlera e mallit të bllokuar mësohet se kap shifrën e afërsisht 30 mijë eurove.


Pas një hetimi 4 mujor, rezultoi se personat mësipërm, në bashkëpunim edhe më shtetas të tjerë, sillnin nga Greqia nëpërmjet Kapshticës, mallra industrialë, kryesisht veshje si: pantallona xhinse, pantallona të llojeve të ndryshme për femra e meshkuj. Këto mallra mësohet se i kalonin, duke iu shmangur kontrolleve doganore me qëllim shmangien nga detyrimet doganore dhe tatimore.


Burimet thanë se në momentin e ndërhyrjes së policisë, të arrestuarit po transportonin mallrat kontrabandë, që i kishin fshehur në automjet, të maskuar në mënyrë të tillë që të mos shiheshin nga kontrollet e policisë.


Menjëherë pas bllokimit të mallrave në flagrancë, hetuesit kryen kontroll në ambientet e subjektit tregtar të Taulant Xhambazit, që kishte porositur mallin. Nga kontrolli rezultoi se në magazinë, Xhambazi, kishte mallra të pajustifikuara me fatura tatimore. Kjo sasi malli, sipas policisë, u konfiskua nga specialistët e Strukturës së Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve të Tiranës.


Sipas burimeve të policies, dy personat do të akuzohen për shitje dhe tregtim të mallrave kontrabandë si dhe kontrabandim të mallrave në bashkëpunim me persona të tjerë.


Sekuestruar

5960 palë bluza e pantallona të llojeve të ndryshme
6737 pale Pantallona të shkurtra të llojeve të ndryshme për meshkuj e femra.
- Furgon Mercedes Benz Sprinter me ngjyre gri me targe KO748A.


Arrestuar

Bujar Xhambazi, 33 vjeç
Tauland Xhambazi, 23 vjeç

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›