Komisioni i ekonomisë, miratohet buxheti faktik për vitin 2010

Komisioni i ekonomisë mes debateve të shumta ka miratuar buxhetin faktik për vitin 2010. Pas përlasjeve PD-PS, komisioni ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës buxhetin faktit të 2010.
Përfaqësuesit e opozitës kanë akuzuar ministrinë e Financave dhe qeverinë për korrupsion me aksizën dhe taksat. Ndërkohë ministri i Financave Ridvan Bode duke hedhur poshtë akuzat deklaroi se ekonomia shqiptare është rritur me rreth 4 %, ndërkohë që ka pasur edhe një rritje të të ardhurave si pasojë e rritjes së shpenzimeve.