E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavanet e shkollave ne rrezik shembje Bashkia e Tiranes nis urgjentisht nderhyrjet

21 shkolla të kryeqytetit janë në rrezik nga shembja e tavaneve.

Rikonstruksioni i tyre duhet të kishte përfunduar gjatë tre muajve të verës në mënyrë që viti i ri shkollor 2011-2012 t’i gjente të sistemuara për pritjen e nxënësve.

Kështu ka deklaruar për “ABC News” drejtori i ndërmarrjes nr.3 të bashkisë Tiranë, Alfons Muça, sipas të cilit, ka nisur urgjentisht ndërhyrja në këto shkolla nga bashkia e kryeqytetit.

Meqenëse stina e dimrit po afron, kjo ndërmarrje e bashkisë së Tiranës që administron dhe mirëmban 150 objekte shkollore parashkollore, godina publike dhe qendra sociale, ka nisur ndërhyrjet emergjente në 17 çerdhe nga 29 të tilla në kryeqytet, në 23 kopshte nga 43 që janë gjithsej dhe 40 shkolla.

Kjo është vetëm faza e parë, pasi me miratimin e buxhetit parashikohen të ndërtohen shkolla të reja, qendra sociale dhe kopshte për fëmijët në 11 njësitë bashkiake të kryeqytetit.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›