E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ekonomise miraton buxhetin faktik 2010

Komisioni për Ekonominë dhe Financat u mblodh sot për të diskutuar projektligjin “Për Buxhetin Faktik të vitit 2010”, të cilin dhe e miratoi.

Në mbledhje raportuan ministri i Financave Ridvan Bode dhe kryetari i KLSH Robert Çeku, duke bërë një analizë të hollësishme të treguesve kryesorë të makroekonomisë dhe të realizimit të tyre për vitin 2010.

Bashkangjitur me projektligjin janë raportet për borxhin shtetëror dhe operacionet e lidhura me të dhe shërbimet e tij gjatë 2010, raporti për kontrollin e brendshëm financiar dhe auditin e brendshëm.

Gjatë diskutimeve, deputetët socialistë theksuan se ka një rënie të treguesve ekonomikë, duke u përqëndruar tek çështje si inflacioni, investimet, të ardhurat dhe borxhi publik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›