Kontrata me Podesta Group Inc Ky dokument duhet te mbahet i fshehte
Ne kontraten e zbuluar nga gazeta Shqip rezulton se marreveshja mes Podesta Group dhe Keshillit te Ministrave te Shqiperise ka si zyrtar nga pala shqiptare ish-ministrin e Brendshem Lulzim Basha. Ne kete dokument ministri i Brendshem Lulzim Basha eshte perfaqesuesi i marreveshjes Name and title of oficial with whom registrant deals. Me pas pakti mes qeverise shqiptare dhe Podesta Group eshte nenshkruar nga pala shqiptare prej Gjergj Lezhjes sekretar i pergjithshem i Keshillit te Ministrave dhe nga pala amerikane Tony Podesta. Qe ne fillim behet i qarte qellimi i kesaj kontrate te firmosur me qeverine shqiptare. Regjistruesi do te furnizoje keshilla kryesore strategjike kontraktuesit qeverise per forcimin e marredhenieve me qeverine e institucionet e SHBA-se. Regjistruesi do te asistoje gjithashtu ne komunikimin ne ceshtjet prioritare ne marredheniet dypaleshe SHBA dhe Shqiperi nepermjet takimeve relevante ne SHBA duke perfshire Kongresin amerikan administraten mediat dhe politikane te ndryshem thuhet ne dokument. Ndersa behet e qarte dhe menyra e pageses qe qeveria shqiptare do te realizoje ndaj firmes amerikane. Qeveria do te paguaje furnizuesin Podesta-n nje shume prej 60 mije USD cdo muaj plus shpenzimet. Pagesa do te kryhet ne cdo fillim tremujori thuhet ne kontrate. Me tej ne ndarjen qellimi i punes thuhet se Podesta nenshkruesi do te kryeje sherbime te hulumtimit mbi ceshtjet e avokimit qe do te sherbeje ne forcimin e lidhjeve midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara. Siguruesi do te ndihmoje ne ngritjen e fondeve nga SHBA-ja dhe agjencite nderkombetare si dhe sherbime te tjera qe palet nenshkruese mund te bien dakord thuhet me tej ne marreveshje. Qeveria shqiptare nderkohe me ane te kesaj marreveshje i premton Podesta-s se do ta kontraktoje dhe ne vitin 2012 serish per kete sherbim per te luajtur rolin e avokatit prane institucioneve te qeverise amerikane. Perfituesi do te kryeje sherbimin gjate periudhes qe fillon ne me 4 prill 2011 dhe duke vazhduar deri me 31 mars 2012 ose cdo periudhe tjeter sic mund te bihet dakord me pas nga palet nenshkruese. Keshilli i Ministrave do ta rishqyrtoje kete marreveshje ne cdo 6 muaj pasi ajo ka qene nenshkruar thuhet ne nendarjen Kushtet. Ne kete pakt parashikohet edhe roli i ministrit te Brendshem si zyrtari pergjegjes. Keshilli i Ministrave percakton ministrin e Brendshem si perfaqesues te tij. Perfaqesuesi do te jete pergjegjes per koordinimin e aktiviteteve sipas kesaj marreveshjeje si dhe te pranoje shperndarjen nga KM-ja thuhet me tej. Nga ana e saj Podesta premton te performoje sherbimin e vet mbi bazen e nje standardi te larte profesional dhe me kompetence etike dhe integritet. Gjithashtu kerkohet qe firma lobuese duhet te ruaje sekretin profesional ne mosberjen publike te ketij pakti. Ofruesit nuk duhet gjate afatit te kesaj marreveshjeje dhe ne dy vjet pas skadimit te saj te zbuloje cdo informacion te pronarit ose konfidencial ne lidhje me fusheveprimin e punes kontraten e pranishme apo aktivitetin e Keshillit te Ministrave ose operacione pa pelqimin paraprak me shkrim nga ana e KM-se thuhet ne marreveshje. Gjithashtu eshte percaktuar se cdo dokument opinion ose material i pergatitur nga Podesta si sherbim per KM-ne do ti kaloje si prone qeverise shqiptare. Nenshkruesi nga ana e tij do te kete mundesi te kete nje kopje te ketij materiali. Palet mund ta mbyllin kete marreveshje ne 60 dite para se te shkruhet. Pagesat duhet te behen sipas datave te caktuara ne amendament. Kjo marreveshje nuk mund te modifikohet ose amendohet pervec rasteve te parashikuara si shtojce thuhet me tej ne marreveshje. Ky pakt eshte pergatitur ne kater kopje ne gjuhen shqipe dhe angleze.