E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firma amerikane kontrate edhe me qeverine serbe

Berisha Gjate takimit ne Uashington takova mikun tim Tony Podesta

Podesta Group ka qene e pranishme dhe ne Forumin e Investimeve SHBA-Shqiperi. Kjo firme duket se ka ndikuar ne lobimin e zhvillimit te ketij aktiviteti. Ne takim mori pjese vete Kryeministri Sali Berisha. Ne kete forum te investimeve moren pjese edhe vete perfaqesues te dy firmave lobuese amerikane Podesta dhe Patton Boggs. Natyrisht takova miq te shquar te tjere te kombit tone dhe qe ju jam shume mirenjohes ambasadorin Wisner mikun e shquar Tony Podesta tha Berisha ne mbledhjen e grupit te PD-se te zhvilluar pas kthimit nga SHBA-ja. Ne mars te ketij viti qeveria lidhi nje kontrate me Podesta-n. Nderkohe qe qeveria serbe ka vendosur qe te pajtoje nje nga firmat me te fuqishme ne Uashington ne fushen e lobimit Podesta Group qe te loboje per interesat e Serbise ne SHBA dhe se per kete pune kjo firme do te paguhet nga ajo qeveria serbe me 100 000 dollare ne muaj ben te ditur gazeta e perditshme serbe Blic duke iu referuar burimeve qeveritare serbe dhe duke saktesuar se marreveshja perkatese mes te dyja paleve te interesuara eshte nenshkruar me 1 tetor te ketij viti. Sipas gazetes qe gjithashtu boton ne faqet e saj edhe dokumentin perkates te kesaj marreveshjeje nje pjese e shumes se mesiperme 25 000 dollare do ti shkoje firmes Robert Uajt qe angazhoi grupin e mesiperm amerikan te lobimit Podesta Group qe te loboje per interesat e Serbise ne Kongresin e SHBA-se. Podesta Group ne fakt eshte nje nga tre shtepite lobuese me te fuqishme ne Uashington dhe ka nder klientet me elitare. Grupi i mesiperm i lobimit eshte krijuar ne vitin 2003 nga Xhon Podesta i cili ka sherbyer si shef i stafit 1998-2001 te kabinetit te ish-presidentit te SHBA-se Bill Klinton dhe me detyra te perkohshme edhe ne stafin e sekretares se Shtetit te SHBA-se Hillari Klinton dhe ne perberje te tij ka nje grup njerezish te pasur e te njohur si liberale ne fushen e politikes se jashtme amerikane me lidhje te forta krahas Kongresit amerikan edhe ne Partine Demokratike ne fuqi ne SHBA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›